“Mundo Deportivo” zbulon përforcimin e ri të Barcelonës

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona ka arritur marrëveshje me Palmeiras për transferimin e mbrojtësit Yerry Mina.

Barcelona ka siguruar një përforcim të ri.

Pas blerjes së Philippe Coutinhos nga Liverpool, klubi katalan ka arritur marrëveshje për një përforcim të ri, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona ka arritur marrëveshje me Palmeiras për transferimin e mbrojtësit Yerry Mina, përcjell “lajmi.net”.

Klubi katalan do të paguajë 12.4 milionë euro për blerjen e qendërmbrojtësit kolumbian. Kurse, Mina do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në Camp Nou. /Lajmi.net/