Mungesa e Gavi-t problem te Barça, “Katalanasit” fillojnë kërkimet për një përforcim të ri në janar

ina-online
ina-online

22/12/2023

Adrien Rabiot dhe Marco Verratti janë duke u konsideruar si opsione nga Barcelona si përforcime të merkatos së dimrit, për të kompensuar mungesën e “fantazistit”, Gavi, i cili për shkak të dëmtimit e ka humbur sezonin.

Këtë dëshirë e ka shprehur tashmë edhe tekniku Xavi, në konferencën për shtypin para ndeshjes me Almeran, të cilën Barça e fitoi 3-2.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Adrien Rabiot dhe Marco Verratti janë dy objektivat kryesorë të “Blaugranave” për t’iu bashkuar skuadrës në janar dhe që pëlqehen shumë nga tekniku spanjoll, në mungesë të talentit të mesfushës.

I pari në listë është Rabiot, me kontratën e francezit, me “Bardhezinjtë” e Juventus, që përfundon në fund të këtij sezoni, mirëpo “Zonja e Vjetër” nuk është e gatshme të huazojë apo të shesë, një nga kapitenët e skuadrës dhe ky “operacion” mund të jetë shumë i ndërlikuar.

Në krahun tjetër është “arkitekti” italian i mesfushë, Marco Verratti, me italianin, që verën e kaluar u largua nga Paris Saint-Germain, ku ishte për 11 vite, dhe iu bashkua skuadrës së Katarit, Al Arabi, për shifrën e 45 milionë eurove dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse klubi i Lindjes së Mesme do të jetë i gatshëm ta huazojë lojtarin vetëm gjashtë muaj pas nënshkrimit të tij.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Anceloti

Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

belingam real madrid

Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

kristijan asllani

Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

luka modric

Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

VIDEO / Goli i parë te Beshiktashi, por Ernest Muçi mbetet me “këmbë në tokë”

luka modric

Mjeshtëria e Luka Modriçit, Real ngadhënjen në finish

xabi alonso

Mega ofertë nga gjiganti europian për Xabi Alonson – 23 milionë euro pagë në vit

milan

Milani ndalet në barazim

arian ademi

Kaos, ofendohet shqiptari në Kroaci, hidhet një ulëse në drejtim të familjes së tij

INFO

NA NDIQ