Mungesa e hapësirës, shumë shkolla nuk kanë kushte për zhvillimin e procesit mësimor në një turn

Picture of INA
INA

20/08/2024

Një pjesë e shkollave kanë nisur përgatitjet për punë në një turn, por shumë të tjera nuk kanë kushte për mësim vetëm në orarin e paradites. Pas pesë dekadave punë në dy turne, shkolla e mesme e Ohrit “Shën Klimenti i Ohrit” nga shtatori do të fillojë mësimin në një turn. Paraprakisht në nje anketë të realizuar me prindërit dhe nxënësit, shumica kanë dhënë pëlqimin.

“Ka ndodhur që në matematikë, fizikë, biologji, kimi, do të thotë, në lëndët më të vështira, nxënësit të pyeten ose të jepen mësimet më të vështira në orën 19 të mbrëmjes, ai fëmijë sigurisht që nuk ka kapacitet. Dita e tij fillon në mëngjes me shkolla private, pastaj vazhdon këtu dhe mbaron në orën 19:00 me fizikë, për ligjin e Njutnit, etj. Pas gjithë atyre sondazheve që kemi bërë, arsimi dhe mënyra e punës së mëtejshme të atyre fëmijëve do të jetë shumë më e mirë kur të shkojnë në fakultet”, tha Svetllana Vellkovska- drejtore.

Vendimi për punë në një turn të vetëm, sipas drejtores ndër të tjera është marrë është për shkak të uljes së numrit të nxënësve në vitet e fundit.

“Nëse do të kishit numër më të madh të nxënësve, a do të mund ta realizonit këtë? Me siguri do të ishte e mundur, ku të ishte ai fat të kishim numër më të madh, jemi gati për këtë, sepse ata mësojnë me rotacion nëpër klasa. Mendoj se do të ndikohet shumë më mirë zhvillimi psikologjik i fëmijëve, sepse ndryshe është kur vijnë në orën 8 dhe mbarojnë në orën 13:30 ose 14.00”, u shpreh Svetllana Vellkovska- drejtore.

Nga ana tjetër gjimnazi i Strugës e ka të pamundur funksionimin në një turn. Sipas drejtores së “Ibrahim Temos”, gjimnazi nuk ka kushte të nevojshme për zhvillimin e mësimit me një turn, për shkak të numrit të madh të orëve dhe mësimit që zhvillohet në tri gjuhë.

“Ideja e funksionimit me një turn është pozitive, por ne nuk kemi kushte të mjaftueshme për këtë. Pa ndihmën e Ministrisë së Arsimit, për ndërtimin e hapësirave shtesë, nuk mund ta realizojmë këtë”, tha Besime Ionuzi- drejtoreshë e gjimnazit “Ibrahim Temo”- Strugë.

Sipas paralajmërimeve të ministres së Arsimit Vesna Jnevska nga shtatori në 124 shkolla fillore dhe të mesme në mbarë vendin mësimi do të zhvillohet në një turn./ Alsat.mk

TË FUNDIT
36 minuta
Premtime sa të duash për reforma në arsimin e lartë, por në praktikë asgjë s’ka lëvizur
3 orë
Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende
1 ditë
A po zgjidhet problemi në Çashkë? Janevska: Shkolla “Dituria” gati për dy muaj, janë ndarë 6.5 milionë denarë
2 ditë
Kaos me çerdhet në Manastir
2 ditë
Shkolla e Drogomishtit të Vogël të Kërçovës mbetet e zbrazët pa asnjë nxënës fillestar

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

diploma student bursa

Premtime sa të duash për reforma në arsimin e lartë, por në praktikë asgjë s’ka lëvizur

vesna-janevska-780x439

Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende

femijet cashke

A po zgjidhet problemi në Çashkë? Janevska: Shkolla “Dituria” gati për dy muaj, janë ndarë 6.5 milionë denarë

cerdhe

Kaos me çerdhet në Manastir

IMG_7198

Shkolla e Drogomishtit të Vogël të Kërçovës mbetet e zbrazët pa asnjë nxënës fillestar

IMG_0590

Ansambli Kombëtar SHOTA fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës

shkolla-nxenes-780x439-1

Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak

IMG_7157

Pashko Camaj së shpejti vjen me romanin e shkëlqyer në tre gjuhë

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Situatë alarmante në Kërçovë! Shumë shkolla periferike rrezikojnë të mbyllen (VIDEO)

INFO

NA NDIQ