Mungesë shqetësuese e mjekëve në spitalet shtetërore!

Picture of INA
INA

05/11/2024

Derisa reparte të tëra në spitalet e vendin mbyllen në mungesë të mjekëve, qytetarët detyrohen të udhëtojnë nga një vend në tjetrin për kontrolle, shkruan Alsat.

Një nga zgjidhjet për këtë situatë shihet në rajonalizimin e spitaleve apo bashkimin e tyre.

“E gjithë kjo pjesë e Maqedonisë, duke filluar me Qendrën e kardiologjisë në Ohër, spitalin e Ohrit, spitalin ortopedik, Shën Shtefani, Instituti i nefrologjisë dhe ne si spital i përgjithshëm konsiderohemi si klinika e pestë në Maqedoni, e kombinuar në një. Varësisht se cili repart funksionon më shumë dhe më mirë, për shembull në kirurgjinë tonë, do të ishte qendër kirurgjikale. Do të ishte mirë të thjeshtoheshin procedurat dhe të kurseheshin para”, tha Vlladimir Bunçeski– drejtor i Spitalit të përgjithshëm të Ohrit.

Spitali klinik i Manastirit ka mbetur pa repart infektiv. Reparti i fëmijëve në Ohër funksionon vetëm si ambulancë e zakonshme, sepse ka mbetur pa mjekë pediatër, kështu që pacientët shkojnë në Strugë ku, nga ana tjetër, nuk ka repart neurologjik. Pacientët dërgohen në Ohër.

“Kirurgjia zhvillohet më shumë në Strugë ndërsa degët interniste zhvillohen më mirë në Ohër. Disi do të duhet të kombinohen, duke pasur parasysh se Ohri dhe Struga janë shumë afër. Edhe Tetova dhe Gostivari dhe qytetet e tjera që janë afër, do të duhet të gjejmë zgjidhje, në afat të mesëm dhe afatgjatë, sepse do të kemi gjithnjë e më pak personel në të ardhmen dhe nuk do të mund të vazhdojmë t’i kemi të gjitha specializimet në çdo spital”, theksoi Arben Taravari– ministër i Shëndetësisë.

Qytetarët thonë se presin me muaj për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor dhe shumë shpesh enden nga spitali në spital.

“Ka disa që hyjnë me të njohur. Nëse do të ishte e nevojshme, ata do t’ju dërgonin te ndonjë mjek tjetër. Për shembull, të dërgon në infuzion, për të bërë incizim të kokës”, tha një qytetar.

“Nuk kemi mjek specialistë siç duhet. Ti shkon, nuk ka mjek. Të lëshon te tjetri, tjetri thotë nuk je për mua dhe nuk dimë ku të shkojmë e kujt t’i drejtohemi. Unë personalisht kam vite që kam nevojë për të gjitha llojet e mjekësisë interniste, kirurgji, kardiologji, por ka shumë pritje. Nëse nuk ke njohje, askush nuk të pranon. Jam kthyer shumë herë”, u shpreh një qytetar tjetër.

Në Strugë nuk ka mjek dermatolog. Mungojnë radiologët kurse kanë mbetur vetëm dy mikrobiologë. Janë tre mjekë internistë. Nuk ka epidemiolog, as mjekë në mjekësinë e punës dhe sociale. Ngjashëm është edhe në spitalin e Ohrit./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Pas 11 muajsh, Sali Berisha rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë

VIDEO/ Luiz Ejllit i rikthehet buzëqeshja, Kiara ndan pamjet më të bukura me Luna Marinë

Janevska tha se UÇK-ja nuk ka vlerë për Maqedoninë, Bexheti: Ministrja e Arsimit është në syrin dhe vëzhgimin tonë

MPB rikujton qytetarët: Afati i fundit për ndërrimin e patentave të shoferit, 31.12.2024

Fronti Europian kërkon interpelancë për Mexhitin, Toshkovskin, Isenin dhe Stoillkoviçin

“BDI-ja është leksion i mësuar”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË