Mungojnë nafta e eksplozivi në minierë, mijëra euro humbje në ditë

Picture of INA
INA

14/03/2024

Ndërmarrja “Trepça” po ballafaqohet sërish më probleme. Në Stantërg, minatorët thonë se tash e gati dy javë nuk janë duke bërë ndonjë punë, krejt kjo në mungesë të naftës e eksplozivit, produkte këto që u duhen për të gërmuar në thellësi. Udhëheqësit e ndërmarrjes, konfirmojnë se kanë borxhe milionëshe, derisa paralajmërojnë se me probleme të tilla do të vazhdojnë të ballafaqohen.Një nga një po dalin nga 800 metra thellësi, por minatorët e “Stantërgut” tash e gati 2 javë pak punë kanë bërë, dhe jo me fajin e tyre.

Nga fillimi i muajit, ata nuk kanë në dispozicion eksploziv e as derivate të naftës, e si rezultat i mosprodhimit, kanë drojë për vonesa të pagave, problem me të cilin janë ballafaquar shpeshherë.

“Eksploziv nuk ka prej fillimi të muaji, minatorët vinë punë më kohë shkojnë poshtë, vishen edhe e hanë pluhurin, por nuk kanë qa me punu, nuk ka as naftë”, ka thënë Gani Osmani-Minator në “Stantërgut”.

Të shqetësuar me gjendjen janë edhe sindikalistët e kësaj ndërmarrjeje.

“Sot o dita e 13 e nuk po mundet mu realizu puna. Në vazhdimësi në këto vite të pasluftës asnjëherë nuk është marr seriozisht më Minatorët as një qeveri”, ka thënë Fevzi Ademi nga Sindikata e Minatorëve të “Trepçës”.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Bashkim Kurti, ka konfirmuar telashet me mungesat e këtyre dy produkteve të nevojshme, por paralajmëron se problemet, mund të vazhdojnë edhe më tutje.

“Është e vërtetë që kemi mungesë të eksplozivit pasi janë disa obligime të mbetura, na e kemi një fond prej qeverisë dhe besoj që sot na dalin disa mjete, lidhur me naftën, na e kem siguru naftën por komisionin I brendshëm I kanë pasur disa vërejtje dhe kanë mbetur pa u shpërnda. Na I kemi rreth 7 milion euro borxh ndaj furnitorëve dhe derisa nuk e bëjmë një zgjedhje afatgjate ne do të ballafaqohemi me problem”, ka thënë ai.

Problemet e shitjes së koncentratit ishin arsyeja që në muajt e fundit të vitit 2023, punëtorët e kësaj ndërmarrje patën problem më paga, që u bë shkas që ata të futeshin në grevë për më shumë se 10 ditë.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË