Mungon prokurori, dështon shqyrtimi fillestar ndaj serbit të akuzuar për krime lufte në Kosovë

INA
INA

20/02/2024

Për shkak se Prokuroria nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në seancë, ka dështuar të mbahet të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit Dejan Raçiq, i cili akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë.

Paraprakisht gjykatësi i rastit, Vesel Ismaili, njoftoi se gjykata ka shterur të gjitha mundësitë për sigurimin e të akuzuarit në procedurë penale dhe se është vendosur të mbahet gjykimi në mungesë.

Gjykatësi Ismaili njoftoi se rastin e ka pasur prokurorja Drita Hajdari, por e njëjta është pensionuar. Prezent në seancë ishte vetëm mbrojtësi i Raçiq i caktuar sipas detyrës zyrtare, avokati Osman Mehmeti.

Ndryshe në këtë gjykatë, më 20 nëntor 2023 kishte filluar mbajta e gjykimit në mungesë edhe ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i cili po akuzohet për krime lufte në fshatin Reçak.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngritur më 27 nëntor 2023, Dejan Raçiq akuzohet se në cilësinë e ushtarakut rezervist të Serbisë, në kundërshtim me rregulltat e të drejtës ndërkombëtare humanitare gjatë sulmit kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, me përdorimin e dhnës dhe veprime tjera çnjerëzore kishte kryer dhunim seksual nga gruas së nacionalitetit shqiptar, Betimi për Drejtësi.

Andaj, Raçiq po akuzohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 të Kodit Penal te Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si “Krime kundër njerëzimit” nga neni 143, paragrafi 1, nënparagrafi 1.7 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1121

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

pamje serbi stervitje radojcic grupi banjske

Brenda Programit të Shtëpisë së Bardhë për të ndarë sekretet e Amerikës, flitet edhe për zhvillimet pas sulmit në Banjskë

kurti mediat

Kurti: As pas 30 javësh s’ka aktakuzë për Radoiçiqin

Kurti OKB Keshilli i Sigurimit

Kurti dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Kurti

Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Policia-e-Kosoves-800x445

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një grua

rama macron

Rama-Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

INFO

NA NDIQ