Murali i Bajramit në Tetovë – simbol i krenarisë kombëtare

Picture of INA
INA

13/06/2025

Në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile në Tetovë u zbulua sot murali i futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami. Në ceremoninë përuruese morën pjesë përfaqësues të Komunës së Tetovës, si dhe vetë futbollisti Bajrami, i cili u shpreh i lumtur që ndodhet në qytetin e tij të origjinës.

“Jam shumë i gëzuar që ndodhem sot në Tetovë. Ky mural është një nder për mua dhe një motivim për të vazhduar më tej,” deklaroi Bajrami.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës, Bilall Kasami, theksoi rëndësinë e këtij momenti simbolik. “Ky është një çast i veçantë për ne. Përmes këtij murali duam t’u tregojmë të rinjve se suksesi është i mundur – me përkushtim dhe punë të ndershme,” u shpreh Kasami.

Murali i Bajramit vjen si pjesë e një nisme më të gjerë për të promovuar figura pozitive dhe për të frymëzuar brezat e rinj nëpërmjet shembujve të suksesit.(INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË