Murat Jashari flet për miqësinë me Ramiz Kelmendin e Fatmir Limajn

0

Në gjykimin ndaj të akuzuarve për pjesëmarrje në organizatën “Syri i Popullit”, në cilësi të dëshmitarëve janë ftuar deputetë të Kuvendit të Kosovës e personalitete të tjera të njohura.Si dëshmitarë të ftuar ishin Adem Grabovci, Albulena Haxhiu, Shaip Muja, Nuredin Ibishi, Muhamet Kelmendi, Mazllum Baraliu, Berat Buzhala, Ilmi Reqica e Bajrush Morina.

Lidhur me emrat e personaliteteve të cilët janë gjetur në listat e përpiluara nga organizata “Syri i Popullit”, disa nga të cilët Prokuroria i kishte ftuar në cilësi të dëshmitarëve, pati reagime nga i akuzuari Murat Jashari.

Jashari tha se lista me emra të cilën e ka përpiluar ai nuk ka përmbajtur disa emra të disa personaliteteve të cilët i ka ftuar Prokuroria për të dëshmuar. Sipas tij, “Prokuroria e ka fryrë këtë listë”. “Listën që e kam bë unë e ka fry Prokuroria. Albulena Haxhiu, ky zotëria që është këtu, Berat Buzhalën, Fatmir Limaj, Halil Matoshin, Behgjet Pacolli, Ramiz Kelmendi e të tjerët. Këta të gjithë i kam miq shpije, nuk ka pasë nevojë me i ftu Prokuroria këta dëshmitarë”, u shpreh Murat Jashari. Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 10 personave në lidhje me këtë rast më 28 shkurt.