Muriqi i afrohet Benzemas, e sfidon edhe Lewandowskin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Shkurt, 2023

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në futbollin spanjoll.

Sulmuesi nga Kosova realizoi edhe në fundjavë në ndeshje me Espanyolin për të shkuar në kuotën e 10 golave sezonalë deri tash, sa i ka edhe Borja Iglesias i Betisit.

28 vjeçari me këtë rast po i sfidon yjet e futbollit botëror si Robert Lewandowski dhe Karim Benzema.

closevolume_off
Sulmuesi i Barcelonës ka realizuar 15 gola deri tash, kurse Topi i Artë i Real Madridit e ka veç një gol më shumë se “Pirati”, 11, njëjtë sa i ka edhe Joselu i Espanyolit.

Krahas dy golave, përfaqësuesi i Kosovës i ka bërë edhe dy asistime, pas 23 xhirosh të zhvilluara në La Liga.

Pra, deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe 15 xhiro dhe Muriqi do të mundohet të shënojë sa më shumë gola dhe ta ndihmojë Mallorcan të mbetet në ligën elitare spanjolle.

Muriqi kishte shkëlqyer edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Mallorcan, ku ishte huazuar nga Lazio, me ç’rast e kishte ndihmuar ekipin ishullor të mos bie nga liga.

Renditja e golashënuesve më të mirë në La Liga:

– 15 gola: Lewandowski (Barcelona).

– 11 gola: Joselu (Espanyol); Benzema (Real Madrid).

– 10 gola: Muriqi (Mallorca); Borja Iglesias (Betis);

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhaka-zvicra

Çfarë thotë selektori i Zvicrës për Granit Xhakën?

manchester chelsea

Manchester United zyrtarizon marrëveshjen e re me mbrojtësin e krahut

messi

Messi i jep 10 ditë kohë Barcelonës

sylvinho

“Euro 2024”/ Ja kuqezinjtë e përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për sfidat e qershorit

busquets-buskec

ZYRTARE/ Kapiteni Sergio Busquets i jep lamtumirën Barcelonës…

franca-fitore-

Franca publikon listën e lojtarëve të ftuar për ”EURO 2024”

bayern1

Ylli i madh këmbëngulë për largim nga Bayerni

Shaqiri xhaka

Lista e Zvicrës, ftohen tre emrat e njohur shqiptarë (LISTA)

novak

Ministrja franceze godet fuqishëm Gjokoviqin për Kosovën: Mos e përsërit më

INFO

NA NDIQ