Muriqi në mesin e golashënuesve historikë të Mallorcas

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Prill, 2023

Vedat Muriqi e ka futur veten në mesin e golashënuesve më të mirë të La Ligas në këtë sezon.

Vetëm Robert Lewandowski (17), Karim Benzema (14) dhe Enes Unal (13), kanë më shumë gola sesa ylli kosovar pas 28 xhirosh të zhvilluara në kampionatin spanjoll.

Por, prizrenasi po hyn dalëngadalë edhe në histori të klubit ishullor, shkruan mediumi spanjoll “Cope”, përcjell “Gazeta Express”.

Natyrisht, “Pirati” do ta ketë të vështirë t’i arrijë 27 golat e Guizas, i cili mbetet golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Por, Muriqi nuk është larg 17 golave të legjendës kamerunase, Samuel Eto’o dhe 18 të Diego Tristan, të cilët kanë lënë gjurmë dhe i zënë pozitat tre dhe katër në histori të klubit sa u përket golave të shënuar brenda një sezon, ndërsa vendin e dytë e mban Enrique Magdaleno me 19 gola sezonalë.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe Lazios i ka në dispozicion edhe 10 ndeshje deri në fund të sezonit për t’i arritur të lartpërmendurit.

Së fundmi, përfaqësuesi kosovar i realizoi dy gola në barazimin e Mallorcas 3:3 me Real Valladolidin.

Muriqi i ka shënuar 12 gola në 25 ndeshje sa i ka luajtur në këtë sezon, ndërsa i ka dhuruar edhe dy asistime. /Gazeta Express/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

myrto uzuni

Uzuni si Lewandowski, ja çmimet individuale te sezonit në Spanjë

dybala

Dybala nuk garanton qëndrimin te Roma

mc kresha

MC Kresha licensohet si trajner i futbollit

roma

Roma siguron Europa League, Juve shkon në Conference League

real-madrid

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

benzema

Ancelotti për Benzeman: Na tregoi për vendimin e tij për t’u larguar nga klubi këtë mëngjes

ibrahimovic

Zyrtare: Zlatan Ibrahimoviq pensionohet nga futbolli

milot rashica

Rashica emocione me këngën e Shkurtes dhe flamurin e Kosovës në stadiumin e Stambollit (VIDEO)

barcelonaa

Celta Vigo mposht Barcelonën

INFO

NA NDIQ