Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

ina-online
ina-online

29/09/2023

Vedat Muriqi dalë ngadalë po hyn në histori të Mallorcas.

Futbollisti kosovar është duke shkëlqyer në kampionatin spanjoll në sezonin e tij të tretë.

Fillimisht, para dy sezonesh i kaloi gjashtë muaj huazimi në ekipin ishullor, të cilin e ndihmoi të mbetej në ligën elitare, shkruan “Gazeta Express”.

Më pas, në edicionin e kaluar ishte njëri prej golashënuesve më të mirë të La Ligas me 15 gola, duke qenë përsëri shpëtim për Mallorcan.

E “Pirati” e ka rikthyer formën në këtë sezon pasi paraprakisht nuk shënoi në katër xhirot e para, ndërsa në tri ndeshjet e fundit realizoi vazhdimisht.

Me këta tre gola, prizrenasi arriti në kuotën e 23 golave të shënuar për Mallorcën, duke e kaluar ish-futbollistin e këtij klubi, Nadal.

Aktualisht, përfaqësuesi kosovar e ndan pozitën e tetë së bashku me ish-lojtarët e klubit, Magdaleno, Aduriz e Chory Castro.

Por, nëse vazhdon me këtë ritëm, ish-futbollisti i Fenerbahçes mund të ngritet në pozitat e para.

Për shembull, vetëm një gol më shumë se Muriqi e kishte shënuar sulmuesi i dikurshëm Luque, respektivisht 24 gola në 73 ndeshje për Mallorcën.

Ibagaza i kishte realizuar 25 gola, pra dy më shumë se sulmuesi kosovar, kurse kamerunasi Webo është i pesti në listë me 27 gola.

Në pozitën e katërt është Guiza, i cili i ka realizuar 28 gola në total, ndërsa në sezonin 2007/08 e kishte fituar çmimin “Pichichi” me 27 gola.

Pra, Muriqit i nevojiten vetëm edhe 5 gola për ta ndarë vendin e katërt me Guizan.

Ndërkaq, pak më larg është Victor, me 37 gola të shënuar, që e zë vendin e tretë, shkruan “Gazeta Express”.

Venezuelasit Arango, që kishte luajtur për Mallorcën në fillim-vitet e 2000-ta, i takon vendi i dytë me 45 gola.

Ndërkaq, lider absolut tek Mallorca, me një rekord vështirë të thyeshëm, mbetet legjenda kamerunase, Samuel Eto’o.

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe i Barcelonës i kishte shënuar 54 gola në periudhën 2000-2004. /Gazeta Express/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

E ardhmja e Brojës në Itali? Ekipi i Serie A planifikon afrimin e sulmuesit “kuqezi” në janar

Luis Suarez

Suarez nuk pushon ja ku do vazhdoj karrierën

ardian ismajli

Ismajli për mediat kroate: Shqipëria dhe Kroacia kalojnë grupin në Euro 2024

Ylber Ramadani

Shorti i Evropianit, Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

guardiola

Gabimi i jashtëzakonshëm i gjyqtarit, Guardiola: Çfarë t’i them skuadrës dhe tifozëve pas një ndeshje si kjo?

Pogba

Pogba u gjobit me 20 mijë euro nga Allegri, për dëgjimin e muzikës me zë të lartë…

Ylber Ramadani

Shorti i Europianit/ Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

Pochetino

Pochettino ‘në qiellin e shtatë’: “Ne jemi një ekip i vërtetë”

moscardo-

E duan pesë gjigantët evropianë, por PSG po e fiton garën për sensacionin gjerman

INFO

NA NDIQ