Muriqi pas fitores ndaj Realit: Kjo është shtëpia jonë, ne vetë i bëjmë rregullat këtu

Vedat Muriqi po vazhdon ta shijojë tej mase fitoren që Mallorca arriti me rezultat 1-0 kundër Real Madridit.

Sulmuesi kosovar është duke e shijuar triumfin ndaj kampionëve në fuqi të Spanjës.

Ai ishte një “luan” i vërtetë në fushë dhe u shpall futbollisti më i mirë në fushë, përcjell Futbollikosovar.net.

Në Twitter ai bëri një postim duke treguar se skuadra e tij asnjëherë nuk dorëzohet pavarësisht kundërshtarit e kurrsesi në terrenin vendas.

“Këtu është shtëpia jonë. Këtu vlejnë vetëm rregullat tona”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në Twitter.