Mursel Misini, mjeshtri (Master) i Karatesë

INA
INA

09/11/2023

“Sporti i Karates është i fuqishëm jo vetëm në kuptimin fizik. Ai është thesarë që ka aftësinë për të transformuar jetën e njerëzve për mirë. Ky sport siguronë disiplinë, shëndetë më të mirë, rrit vetëbesimin dhe pajis njerëzit me aftësi vetëmbrojtëse, ndër të tjera. Kështu shprehet për agjencinë e lajmeve INA, karateisti i njohur kumanovar, Mursel Misini, i cili po bën histori me klubin e tij

Trajneri i Klubit të Karatesë “ Bashkimi2002” në Kumanovë, Mursel Misini po i rikthen kohërat e arta të karatesë në qytetin e Kumanovës. Ndonëse në kushte të vështira dhe pothuajse pa mbështetje nga institucionet vendore dhe bizneset, ai me garuesit e tij po shënon rezultate të shkëlqyera në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Shkolla e tij, teknikat e veçanta dhe puna e palodhshme, po i sjellin sukseset e njëpasnjëshme dhe po i bëjnë krenarë kumanovarët, njofton agjencia e lajmeve INA.

Murseli, i cili është e vet garues dhe fitues i shumë medaljeve në garat vendore dhe ndërkombëtare, është duke nxjerrur në gjeneratë të artë të rinjve, të cilët po e përfaqësojnë vendin në gara ballkanike, evropiane dhe botërore.

Gjatë muajit shtator të këtij viti ai mori medaljen e argjent në kampionatin ballkanit, ndërsa tani është duke i përgatitur katër garuesit e tij për garat ballkanike dhe evropiane.

Vërtetë një mjeshtër (Master) i Karatësë, i cili premton ta ngrejë në piedestalin më të lartë këtë sport.

“Sporti i Karates është i fuqishëm jo vetëm në kuptimin fizik. Ai është thesarë që ka aftësinë për të transformuar jetën e njerëzve për mirë. Ky sport siguronë disiplinë, shëndetë më të mirë, rrit vetëbesimin dhe pajis njerëzit me aftësi vetëmbrojtëse, ndër të tjera. Kështu shprehet për agjencinë e lajmeve INA, karateisti i njohur kumanovar, Mursel Misini, i cili po bën histori me klubin e tij.

Murseli tani përpos ushtrimeve dhe trajnimeve me garuesit e tij, ai synon ta realizoj ëndrrën e tij, për të triumfuar në garat e ardshme evropiane dhe botërore.

Për momentin, ai kërkon ndihmën e institucioneve dhe bizneseve për pjesëmarrjen e garuesve të tij në gara ballkanike.

“Të nderuar miq, sportdashës, biznesmen dhe shumë të tjerë, ne si klub kemi kërkesë deri tek gjithë ju që të na ndihmoni financiarisht për 4 garuesit e K.K. “Bashkimit” nga Kumanova të cilët do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik i cili do të mbahet në Lublan të Sllovenisë nga data 17-19.11.2023”, thuhet në apelin e Misinit. (INA)

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kombetarja

Sfidat e Shqipërisë në EURO 2024: Një sfidë pasdite dhe dy në mbrëmje

spalleti

Spalletti me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Po luajnë futboll të bukur, janë kundërshtar të vështirë

levandovski-lewandowski-barca-1

Lewandowski: Ne duam të fitojmë çdo ndeshje

Pep Guardiola

Guardiola paralajmëron tifozët e Man Cityt

Jasir Asani

Jasir Asani nuk trembet, komenton grupin e vështirë (foto)

Duka

Duka optimist: Ne kualifikohemi

Luis de la Fuente

Selektori i Spanjës: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, por mos harroni Shqipërinë

maskota euro 2024

Kalendari i plotë i Euro 2024-ës, datat dhe stadiumet e ndeshjeve

zlatko dalic

Selektori i Kroacisë befason me deklaratë për Shqipërinë

INFO

NA NDIQ