Dje me datë 02.09.2023 u mbajtë kampionati shtetror i Maqedonisë për senior në Karate. Në këtë garë, Mursel Misini nga Klubi “Bashkimi2002” fitoi medaljen e argjentë në kategorin e seniorve deri 75 kg.
Lëndimi në sy e kufizoj me mbi 80% të shikimit ku në finale kishte ndalesë të rrept nga mjeku që të mos garoj sepse goditja më e vogël e mundshme mund të ishte fatale për humbjen e shikit në syrin e djatht, por prap Murseli vendosi të garoj duke mos e lën pa provuar që të luftoj në finale, ai humbi me rezultat minimal 1-0 në 7 sekundat e fundit me nje poen diskutabil të dhënë prej referit i cili ishte përgjegjës i rikthimit të kamerave.
Sidoqoft Mursel Misini siguron pjesmarrjen për në kampionatin ballkanik dhe të kupës së botësi cili do të mbahet njëri në Shqipëri dhe tjetri në Qipro. Me datë 10 shtator është playoff-i ku katër medalistat e kampionatit do të luftojnë për vend të parë, ku me tre fitore Murseli do të kualifikohet për në kampionatin botror i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga fundi i muajit tetor të këtij viti. Murselit i dëshirojmë shërim të shpejt dhe të kthehet që ta fiton playoff-in dhe ta përfaqëson Maqedonin në kampionatin botëror.
Të gjithë që kan mundsi të ndihmojnë finansiarisht Murselin drejt pjesmarrjes për në kampionatin ballkanik, kupës botës si dhe kampionatit botëror dashtë Zoti. (INA)