LAJMI I FUNDIT: “S’kam ikur nga vendi i ngjarjes, kam qenë vetë i rrezikuar”- Kështu raportohet të ketë thënë Naim Murseli në gjykatë

ina-online
ina-online

03/12/2023

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës lidhur me dyshimet për vrasjen e Liridona Ademaj.

Nga vendimi i gjykatës mësojmë se Naim Murseli po dyshohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë kurse Kushtrim Kokalla po dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për paraburgim u mbajt sot ku u deklarua edhe i dyshuari Murseli dhe avokati i tij Ahmet Ahmeti.

Murseli tha se ai nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte qenë vetë i rrezikuar.

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë” – thuhet se kishte thënë i dyshuari sipas vendimit të gjykatës, raporton KALLXO.com

Avokati Ahmet Ahmeti kishte thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.

“I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsëris veprën penale se nuk e ka bë”, kishte thënë avokati Ahmeti.

Në bazë të kësaj Ahmeti kishte kërkuar nga gjykata që kërkesën për caktimin e paraburgimit të mos e aprovojë, apo të caktojë një masë alternative. Vendimi për caktimin e paraburgimit është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

kfor

Eksperti amerikan zbulon planin e Vuçiqit – jep këtë parashikim? (FOTO)

nexhmedin spahiu

Parashikimet e Profesor Spahiut që i vërtetoi koha

Meliza Haradinaj

Ish-ministrja e Kosovës: Roli i Shqipërisë nuk ka qenë dobiprurës këto kohë për ne

Presheva lugine

Kërkohet hapja e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, dorëzohet shkresa në Universitetin e Beogradit

KRESHNIK-SPAHIU

Spahiu: Është koha që Shqipëria dhe Kosova të armatosen fuqishëm ushtarakisht

Labinota-Murtezi.png

Labinotë Demi Murtezi paditet për diskriminim të personave LGBTIQ+

Albin Kurti Shkup

Kurti tregon pse nuk mori pjesë në Samitin e Tiranës

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

INFO

NA NDIQ