Murtezani: Besimi në institucione ndërtohet me integritet, transparencë dhe llogaridhënie

Picture of Ina Online
Ina Online

10/02/2025

Ministri Orhan Murtezani, sot hapi ngjarjen “Mbrojtja e interesave financiare publike në projektet infrastrukturore të financuara nga BE-ja”, që po mbahet në Mavrovë nën organizimin e UNOPS-it, njoftojnë nga Ministri për Çështje Evropiane.

Në fjalën e tij, ministri theksoi rolin kyç të besimit në institucione, sundimit të së drejtës dhe menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike.

“Besimi nuk jepet, ai duhet të fitohet dhe të mbrohet përmes transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të palëkundur. Për këtë jemi këtu sot”, theksoi Murtezani.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar që projektet infrastrukturore të financuara nga BE-ja po zbatohen me standardet më të larta të integritetit.

“Me miratimin e agjendës sonë reformuese, Maqedonia e Veriut mori qasje në mbi 750 milionë euro përmes Instrumentit për reforma dhe rritje të BE-së – mundësi e rëndësishme, që njëkohësisht kërkon mbikëqyrje të rreptë financiare. Komisioni Evropian qartësoi: progresi në luftën kundër korrupsionit nuk është opsion, është domosdoshmëri”, potencoi ministri.

Ministri nënvizoi se projektet infrastrukturore janë të rëndësisë vitale për zhvillimin e vendit, por pa mekanizma të fuqishme kundër korrupsionit rrezikojnë të kthehen në simbol të potencialit të humbur.

Në këtë kontekst, Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar në përforcimin e bashkëpunimit institucional, mbikëqyrjes financiare dhe qasjes me zero tolerancë ndaj korrupsionit.

“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian para se gjithash, është rrugë besimi. Zgjedhjet që bëjmë sot do të përcaktojnë të ardhmen tonë. Medoemos të kujdesemi se trashëgimia jonë të jetë e besueshme, rezistuese dhe qeverisje e mirë”, shtoi Ministri.

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË