Murtezani dënon incidentet në Kumanovë

Picture of Ina Online
Ina Online

02/12/2024

Ministri i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Orhan Murtezani, dënoi incidentet e mbrëmshme në Kumanovë, duke theksuar se ka mundësi që ato të jenë shkaktuar qëllimisht për të krijuar destabilizim. Sipas tij, policia duhet të hetojë dhe zbardhë situatën, përcjell INA.

“Mendoj se përgjegjësinë për këtë e kanë organet ligjzbatuese, pra policia. Ngjarjet e tilla sigurisht që janë të dëmshme dhe mund të jenë të dizajnuara për të krijuar incidente, tensione dhe destabilizime, për të cilat ne kemi paralajmëruar prej kohësh”, tha Murtezani.

Ai shtoi se incidente të tilla nuk çojnë përpara, por synojnë ta mbajnë vendin në nivelin aktual ose madje ta kthejnë atë. “Çdo qytetar duhet të dënojë ngjarje të tilla, sepse nuk sjellin pasoja të mira për vendin tonë”, ka theksuar Murtezani në një deklaratë për mediat, si përfaqësues i koalicionit VLEN, që është pjesë e Qeverisë.

Në Kumanovë mbrëmë janë djegur objekti afarist në rrugën “11 Tetori” në pronësi të këshilltarit të BDI-së në Kumanovë, Fitor Jakupi dhe tri vetura në rrugët “Trst”, “Vardari” dhe “Nikola Vapcarov”. Një prej veturave, Volkswagen Passat, ishte në pronësi të prokurorit publik Xhelal Bajrami.(INA)

TË FUNDIT

Rokas: Mbështetja e medieve është investim në demokraci

Dhunuesit 27 prillit në Kuvend për kryeministrin nuk janë terroristë

Presidenti dhe kushtetuta

Durmishi: Anketa e fundit e porositur nga Artan Grubi

Serbia dëbon maqedonasen, reagon Shkupi zyrtar

Rusia i përgjigjet Trump, tregon kushtet për një armëpushim me Ukrainën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË