Murtezani: Kasamin e mbështesin deputetët e RDK-së, e jo të BESËS

0

Agjencia e Lajmeve Zhurnal muaj më parë pati shkruar se dy deputetët aktual të Lëvizjes Besa që fituan nga ndarja e RDK-së në dy pjesë e që ishin pjesë e listave të Lëvizjes Besa, përkatësisht Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli pritet që të largohen nga Lëvizja Besa duke mbajtur komunikim me grupin parlamentar të BDI-së për bashkangjitjen eventuale të tyre në BDI.

Një deklaratë të ngjashme e ka dhënë edhe zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani në një intervistë për portalin “Plusinfo”, duke theksuar se Bilall Kasami nuk e ka mbështetjen e deputetëve të vërtetë të Besës, por ai ka përkrahjen vetëm të dy deputetëve që vijnë nga rradhët e RDK-së.

Ai në pyetjen se cili është qëndrimi i tij lidhur me kyçjen e Lëvizjes BESA në Qeveri dhe a janë të sakta informatat se 3 deputet i kanë dhënë përkrahje Bilall Kasamit, dhe jo  U.D kryetarit Nexhbedin Kahremanit?

Murtezani tha se është jo e hijshme të komentohen qëndrime të tilla, dhe potencoi se Kasamin e përkrahin vetëm 2 deputet të RDK-së, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli dhe jo 3 deputetët e vërtetë të Lëvizjes BESA.

“Edhe pse ne është pahijshme të komentojmë qëndrime të tilla, por sa për informatë të opinionit, Lëvizja BESA ka 5 deputet, ku dy deputet janë nga ish RDK-ja e Rufi Osmanit. Tash, pas kësaj ndarje, edhe pse grupi parlamentar mbetet formalisht e unifikuar, realisht ish kryetarin e Besës e mbështesin vetëm dy deputetët e RDK-së. Për deputetët e Lëvizjes BESA dhe për gjithë shumicën, u.d Kryetar i Lëvizjes BESA është deputeti Nexhbedin Kahremani. Për atë se çfarë do të ndodhë në pranverë do të shohim. Të çelin lulet, pastaj të shohim”, thotë mes tjerash Murtezani në intervistën e tij dhënë për portalin “PlusInfo”.

Ai me këtë deklaratë le të kuptohet se Bilall Kasami bashkë me deputetët e RDK-së është më shumë i afërt me BDI-në duke marrë parasysh se javën e kaluar ky i fundit ia mundësoi kryetarit të Çairit konsolidimin e Këshillit të kësaj komune, ku edhe për kryetare këshilli u zgjodh Xhemile Mehmeti që është edhe përkrahëse e Bilall Kasamit.

Klikoni KËTU për të lexuar lajmin muaj më parë që publikoi Agjencia e Lajmeve Zhurnal lidhur me deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli.