Murtezani në “Top Tema”: LSDM nuk po e respekton marrëveshjen me Alternativën, po i ofron tjetër kujt ministritë që na takojnë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/02/2023

Drejtori i MEPSO-s dhe zëdhënës i Alternativës, Orhan Murtezani, në emisionin “Top Tema” ka deklaruar se për Alternativën nuk janë aq të rëndësishme funksionet. Ai ka thënë se e kupton se si funksionojnë funksionarët e BDI-së të cilët për 20 vite kanë qenë në pushtet, dhe nëse nesër nuk do të jenë në funksionarë nuk do të dinë se si ta fillojnë ditën.

“Nëse funksionarët tanë edhe në të ardhmen do t’i bartin funksionet e njëjta ose jo, është lënë në duar të kryetarit. Për neve është e rëndësishme ajo marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar në dhjetor 2021 për hyrje ne Qeveri, ta respektojmë deri në fund dhe sic e dinë opinioni ne nuk jemi ata të cilët e problematizojmë ose nuk respektojmë realizimin e asaj marrëveshje”, ka thënë Murtezani, në pyetjen për ndarjen e funksioneve në institucionet shtetërore gjatë hyrjes eventuale të ASH-së në Qeveri.

Murtezani ka thënë se gjatë hyrjes në Qeveri, Alternativa ka insistuar që të gjithë bisedimet t’i bëjmë me LSDM-në.

“Dhe në kohë kur ekzistojnë bisedime për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe në moment kur një parti e caktuar po i ofron resorët që me marrëveshje na takojnë neve, Alternativës, atëherë lirisht mund të thuhet se kjo është mosrespektim i marrëveshjes së nënshkruar në dhjetor 2021”, ka shtuar Murtezani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

𝐋𝐈𝐕𝐄: Maqedonia e Veriut sot voton për zgjedhjen e presidentit

osbe odihr

342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj po i vëzhgojnë zgjedhjet e sotme presidenciale

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Kandidatët ja cilët numra i kanë

FB_IMG_1713907438210

Mexhiti: Vazhdojnë aderimet nga BDI në Lëvizjen Demokratike

FB_IMG_1713907004844

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

vjosa osmani nju jork

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

inbound3366641930486413441

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

IMG_1466

Menduh Thaçi bashkë me Blerim Bexhetin në Karshiakë

INFO

NA NDIQ