Murtezani: Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri?

ina-online
ina-online

29/09/2023

Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani në konferencë për media ka pyetur ministrin Krenar Lloga nëse është ministër apo është opozitar. Ai tha se nuk dëshiron të beson se ai është bërë kukëll.

“Pas deklarimit të tij se ai nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal, duke e hedhur topin te zëvendësministrja, ne jemi sot këtu që ti themi se nëse vërtet nuk pajtohet me ato ndryshime dhe se zëvendësministrja e ka keqpërdorur mosprezencën e tij në seancën e qeverisë për ti kontrabanduar ndryshimet në Kodin Penal, të propozuara nga ministria që ai e udhëheq, atëherë le të japë dorëheqje. Ai nuk mund të qëndrojë ulur në dy karrige edhe të jetë në pushtet dhe në opozitë”, ka deklaruar Murtezani.

Ai ka shtuar së nëse vërtet zëvendësministrja e Drejtësisë, pa dijeninë e ministrit Krenar Lloga, i ka propozuar ndryshimet e Kodit Penal në seancën e qeverisë, “atëherë shtrohet pyetja se çfarë bën Aleanca në qeveri?”

“Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri nëse nuk mund ta heqin macen nga përsheshi? A po e durojnë gjithë këtë poshtërim vetëm për tenderët e majmë në institucionet që i udhëheqin apo mos duan ta shtojnë ndonjë shtëpi të Taftalixhe? Nëse thonë se nuk kanë parë gjë e nuk kanë dëgjuar gjë, atëherë shtrohet pyetja se mos vallë ua ka zënë sytë korrupsioni, apo mos presin ti nxjerrin nga qeveria e këtë ta marrin vesh nga mediat?”, ka deklaruar Murtezani.
Murtezani shtoi se Krenar Lloga, me shfajësime që sipas tij, më shumë ngjajnë në mashtrime, kërkon amnisti politike vetëm pasi BE-ja reagoi ashpër ndaj amendamenteve të Kodit Penal.

“Meqë aq shumë e dashka drejtësinë, pse nuk e mbështeti amendamentin e AlternAtivA-s për mosvjetërsimin e korrupsionit politik? Por, shqiptarët nuk bien pre e dredhive të tilla. Kjo padrejtësi që po instalohet do të dënohet ashpër në zgjedhje”, shtoi më tej zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

Talat Xhaferi

Xhaferi: Festat kombëtare na tregojnë se duhet të ruhet trashigimia shpirtërore

Carshia-e-Shkupit

Maqedoni/Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit

grabitja

Arrestohet shkupjani që grabiti një barnatore në Shkup

LSDM SDSM

LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të informacioneve në rastin e vrasjes së dyfishtë

INFO

NA NDIQ