Murtezani: Reformat janë angazhim i përhershëm bazuar në prova, transparencë dhe besim publik

Picture of INA
INA

08/05/2025

Agjenda e reformave 2024–2027 është platformë transformimi e drejtuar në nivel nacional që e instalon agjendën evropiane në politikat institucionale, bazuar në pesë shtylla strategjike: sundimi i së drejtës, tranzicioni i gjelbër, transformimi digjital, kapitali njerëzor dhe qeverisja e mirë, ka theksuar ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në fjalimin e tij të sotëm në ngjarjen promovuese onlajn për projektin “Ndjekja e reformave dhe rritjes në Ballkanin Perëndimor”, nën organizimin e Institutit të Politikave Evropiane, që është platformë për shkëmbimin rajonal të përvojave dhe praktikave të mira në ndjekjen dhe vlerësimin e reformave, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga institucionet, shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Siç bënë të ditur nga Ministria për Çështje Evropiane, ai e ka theksuar rëndësinë e mekanizmave të strukturuar dhe transparentë për ndjekjen e reformave si mjete kyçe për menaxhimin efektiv me proceset reformuese dhe përforcimin e besimit publik. Murtezani ka nënvizuar se reformat duhet të jenë të orientuara drejt rezultateve, me ndjekje të vazhdueshme dhe të hapura për korrigjime, që të reflektojnë dinamikën dhe pritjet reale të qytetarëve dhe partnerëve.

Sipas tij, projekti për të cilin sot diskutojmë në mënyrë të drejtpërdrejt ka të bëjë me sfidat me të cilat ballafaqohemi si koordinatorë nacional të agjendave komplekse reformuese.

“Si Ministër përgjegjës për Çështje Evropiane dhe Koordinator nacional i emëruar për Agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut, në mënyrë të drejtpërdrejtë e shoh rëndësinë nga mjetet që jo vetëm ndjekin rezultatet e reformave, por edhe i pasqyrojnë përpjekjet institucionale, koherencën e politikave dhe rëndësinë shoqërore të asaj për të cilën përpiqemi të arrijmë”, ka thënë Murtezani.

Agjenda Reformuese 2024-2027, ai ka potencuar sew agjenda është platformë e drejtuar në nivel nacional për transformim. U hartua përmes procesit të strukturuar ku u përfshinë ministritë përkatëse, shoqëria civile, partnerët zhvillimorë dhe ekspertët ndërkombëtarë. Por besueshmëria e saj nuk buron nga idea e saj, por nga aftësia ti shndërrojë prioritet politike në ndryshime të dukshme. Agjenda, ka shtuar Murtezani, njeh pesë shtylla qendrore që pasqyrojnë prioritetet nacionale dhe evropiane: sundimin e së drejtës, tranzicionin e gjelbër, transformimin digjital, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe qeverisjen e mirë. Secila prej këtyre fushave përmban reforma të veçanta, afate kohore dhe rezultate të pritura, por krahas kësaj, ato reciprokisht janë të ndërvarura dhe plotësohen.

Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut ndërmori hapa konkretë për ta përfshirë këtë agjendë në punën e institucioneve publike. Me miratimin e Ligjit të ri për buxhet u vendos kornizë më transparente për menaxhimin e fondeve publike të bazuar në rregulla.

“Sistemet për kontrollin e brendshëm financiar zgjerohen dhe instalohen në institucionet kyçe. Në fushën e kapitalit njerëzor, po menaxhohet me qendrat rajonale të arsimit profesional me qëllim për harmonizim më të mirë me nevojat e tregut të punës. Në kuadër të Agjendës së gjelbër, kornizat operative për tranzicionin energjetik po instalohen paralelisht me planifikimin e legjislacionit. Të gjitha këto masa ndiqen në lidhje me përcaktuesit qartë të definuar dhe treguesve për sukses” ka theksuar ministri Murtezani.

Në këtë kontekst, ndjekja e reformave dhe e rritjes nuk është vetëm përmbledhje krahasuese e të dhënave. Projekti ofron mundësi, ndjekjen e reformave të bazuara në prova të integrohen në planifikimin e politikave, vendimeve për financim dhe mekanizmave për përgjegjësi publike. E përforcon mesazhin se reforma nuk është aktivitet i përkohshëm, por angazhim i përhershëm. Më e rëndësishmja, kjo na mundëson të shohim përpjekjet tona në krahasim me ato në rajon, ku është arritur progres dhe ku ekziston nevoja për veprim të përbashkët.

Ministri Murtezani ka shprehur kënaqësi e veçantë që në këtë ngjarje pjesëmarrëse është edhe kolegia ime Maida Gorçeviq, Ministre për Çështje Evropiane të Malit të Zi, njëherit edhe koordinatore nacionale.

“Bashkëpunimi ynë po vazhdon prej kohësh, por me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Si kolegë, punojmë në sistemin politik i cili mund të ndryshojnë në detaje, por që ballafaqohet me të njëjtën sfidë kryesore: si të zbatohen reformat transformuese nën presion të burimeve të kufizuara, pritjeve të rritura të publikut dhe kërkesave të procesit të aderimit në BE. Ky bashkëpunim i ndërsjellë nuk është i rëndësishëm vetëm për avancimin e praktikave tona nacionale, por gjithashtu përforcon zërin rajonal në dialogun me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë” ka thënë ministri për Çështje Evropiane.

Koordinimi i Agjendës reformuese nacionale nuk do të thotë vetëm harmonizim i institucioneve apo dorëzim i raporteve. Kjo nënkupton sigurimin e qëndrueshmërisë së brendshme të reformave, komunikimin e tyre të qartë me publikun dhe rezistencën ndaj ndryshimeve politike ose administrative.

“Nevojitet kuptim i qartë i renditjes së veprimeve, ndërlidhjes së fuqishme mes ambicieve reformuese dhe kapacitetit institucional, si dhe komunikim i vazhdueshëm me publikun dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Në këtë kontekst, koordinimi është si rol teknik dhe politik. Më lejoni të theksoj se dinamika e reformave nuk duhet të anashkalohet. Duhet të rinovohet përmes rezultateve konkrete, mësimit institucional dhe solidaritetit rajonal. Mjetet siç janë Ndjekja e reformave dhe rritja mund të kenë rol të rëndësishëm në këto përpjekje, por vetëm nëse nuk përdoren për raportim, por si pjesë e kulturës më të gjerë të reformave që vlerëson provat, transparencën dhe dialogun”, ka potencuar ministri.

Në fjalim ka theksuar se mbetemi plotësisht të përkushtuar që Agjenda jonë reformuese të jetë dokument “i gjallë” i cili përditësohet vazhdimisht.

“Dua të theksoj se reformat kanë sukses aty ku ka përgjegjësi, koordinim dhe besim. Platformat si ngjarja e sotme janë të rëndësishme sepse na rikujtojnë se reforma nuk është vetëm çështje nacionale. Është çështje rajonale dhe evropiane, me përgjegjësi dhe pritshmëri të përbashkëta”, ka theksuar Murtezani.

TË FUNDIT

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

ME TE LEXUARA

1
Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet
1
Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori
1
Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet
1
Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari
1
Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

LEXO MË SHUMË

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë