Murtezani: Sistemin e drejtësisë që ndërtoi BDI-ja i dogji të gjallë qytetarët

Picture of Ina Online
Ina Online

28/03/2025

Ministri për Çështje Evopiane, Orhan Murtezani, ka reaguar pas kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim për ndërhyrje urgjente nga Komisioni Evropian në RVM, pasi siç thonë, Qeveria ka kapur plotësisht sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjyqësorin.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Murtezani tha se BDI-së nuk i intereson zbulimi i të vërtetës, por mbulimi i saj.

Sipas tij, BDI-ja gjatë 22 viteve në pushtet ndërtoi një sistem të drejtësisë që i djeg të gjallë njerëzit.

“BDI-së nuk i intereson zbulimi i të vërtetës, përkundrazi, asaj i intereson mbulimi i së vërtetesë. Pas 22 viteve në pushtet duke ndërtuar vetë këtë sistem të drejtësisë kështu siç është me korrupsionin dhe padrejtësisë, tani i drejtohen Komisionit Evropian. Ne nuk do të lejojmë që drejtësia në këtë rast të jetë kolektive ashtu siç nuk do të lejojmë që BDI-ja të vendos për cilat viktima duhet të ketë drejtësi, e cilat viktima duhet të harrohen. Ne jemi shumë të interesuar që të ketë komision parlamentar, i cili do t’i hetojë të gjitha rastet nga Spitali Modular, te rasti i Llaskarcës, edhe autobusit në Bullgari, sepse sistemi që e ka ndërtuar BDI-ja të drejtësisë dhe prokurorisë, qytetarët i djeg të gjallë ndërsa korrupsionin e mbulon dhe suporton. Ne jemi shumë të interesuar që për çdo rast të ketë drejtësi. Komisioni Evropian i ka bërë të qarta të gjitha reformat të cilat duhet t’i marrim ne sikur i kanë pasur të qarta edhe ata kur kanë qeverisur. Kodin Penal që e sollën është kundër këtyre rekomandive të Komisionit Evropian dhe sot është qesharake Komisionin të cilin nuk e kanë rrespektuar për 22 vite sa ishin në pushtet, tani t’i adresohesh për ndihmë”, tha Murtezani për gazetën LAJM.

TË FUNDIT

Kalkulime brenda grupeve parlamentare, Gashi përgjigjet

Taravari: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

“Dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 12 milionë denarë”, Policia Financiare me kallëzim penal për evazion fiskal ndaj një personi

Ibrahimi ‘godet’ Taravarin, akuza për me BDI-në

8 muaj larg vajzës/ Fero rrëfen dhimbjen në ditëlindjen e Ninës: Po luftoj për ty

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË