Murtezani takoi eurodeputetin dhe raportuesin e PE-së për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc

Picture of INA
INA

25/02/2025

Ministri për ҫështje evropiane, Orhan Murtezani, sot në mëngjes u takua me eurodeputetin austriak Tomas Vajc, raportuesin e sapoemëruar të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Takimi u zhvillua në prag të takimit të 23-të të Komitetit të përbashkët parlamentar Maqedoni e Veriut-Bashkimi Evropian, i cili paraqet mundësi të rëndësishme për të thelluar dialogun dhe për të përforcuar angazhimin e përbashkët për të ardhmen evropiane të vendit. Murtezani dhe Vajc theksuan rëndësinë e këtij forumi si hapësirë për shkëmbim konstruktiv të qëndrimeve dhe avancim të bashkëpunimit, me qëllim të përshpejtimit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në fokus të bisedimeve ishin Agjenda Reformuese dhe Plani i rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor si lëvizës të procesit euro -integrues. Ministri Murtezani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave kyçe në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik, duke theksuar se këto përpjekje janë me rëndësi elementare për progresin e negociatave të aderimit. Eurodeputeti Vajc vërtetoi mbështetjen e Parlamentit evropian, duke theksuar se zbatimi i vazhdueshëm i reformave do të jetë faktor kyç në fazën tjetër të procesit.

Theks i veçantë u vendos edhe në Agjendën e Gjelbër, me ҫka Wajc e përshëndeti angazhimin e Maqedonisë së Veriut për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe pavarësi energjetike përmes iniciativave të gjelbra. U theksua se Bashkimi Evropian, nëpërmjet Planit të rritjes dhe mekanizmave të tjerë të mbështetjes financiare, do të vazhdojë të mbështesë vendin në zbatimin e prioriteteve reformuese.

TË FUNDIT

Çfarë ndodhi me “Instagram”-in e Eglit? Brenda tre ditësh ajo humb…

EC për tragjedinë në Koçan: Nuk është aksident, por një krim i ndërtuar nga korrupsioni

Pas 3 vitesh, hetimet për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ende të papërfunduara

Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin!

Sara dhe Driloni arratisen së bashku në këtë vend

Erdogan dërgoi letër ngushëllimi deri te Siljanovska dhe Mickoski: Turqia është me ju në këto momente të vështira

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË