FOTO/Murtezani – Tiganj: Thellimi i partneritetit në kuadër të procesit të integrimeve evropiane

Picture of INA
INA

30/09/2024

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot u takua me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tigan.

Në takim, siç informon Ministria e Çështjeve Evropoiane, ata riafirmuan miqësinë e gjatë dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, poashtu shqyrtuan mundësitë e ardhshme për bashkëpunim dy palësh.

“Të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të partneritetit, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë.

Ministri Murtezani nënvizoi rolin e Kroacisë si partner kyç në zhvillimin e projekteve të përbashkëta dypalëshe, me theks të veçantë në negociatat e aderimit. Ai iu referua nxitjes së bashkëpunimit nëpërmjet mekanizmave tashmë të krijuar si Twining dhe TAIEX dhe vuri në dukje se Kroacia mbetet partneri ynë më i madh në projektet Twining, përkatësisht në fusha të tilla si sundimi i ligjit, ndryshimet klimatike, mjedisi jetësorë dhe siguria e aviacionit.

“Murtezani dhe Tiganj diskutuan modalitetet për formalizimin e bashkëpunimit të thellë dypalësh, përmes asistencës teknike dhe të ekspertëve, e cila do të sigurojë një dialog të strukturuar dhe të vazhdueshëm me institucionet kroate, duke patur parasyshë përvojën e suksesshme integruese të Kroacisë si vendi i fundit anëtar i Bashkimit Evropian”, qëndron në kumtesë.

Nga Ministria e Çështjeve Evropiane theksojnë se në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit, pranimi i Maqedonisë së Veriut në INTERREG Adrion, INTERREG Euro-Med, URBACT IV dhe INTERREG Europe hap mundësi të reja për bashkëpunimin trans-rajonal. Këto programe ofrojnë një gamë të gjërë angazhimi për pjesëmarrësit nga institucionet nacionale, organizatat joqeveritare, sektori i biznesit dhe institucionet arsimore, thuhet në kumtesë.

TË FUNDIT
32 minuta
Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për 38 vende të reja të punës në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqipe
40 minuta
Durmishi kryetari i ri i KES-it: Dialogu social është me rëndësi kyçe për Qeverinë
41 minuta
Strategjia për heqjen e ‘balancuesit’ kaloi në korrik 2023, ja pëlqimet e ministrave të asaj periudhe (DOKUMENTE)
1 orë
Tragjedia në Sllatinë/ Gjendje e rëndë në familje, djali nën përkujdesje në Spitalin psikiatrik në Shkup
2 orë
Sela thirrje faktorit ndërkombëtar: Ndërhyni, që t’i ndaloni këto plane me pasoja për qytetarët e RMV-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Siljanovska Davkova: Njerëzit janë lodhur duke pritur që të jenë pjesë e BE-së
21 orë
Ministri i brendshëm serb Daçiq për vizitë në Maqedoni, ja agjenda
1 ditë
Filipçe: Murtezani çdo ditë mohon deklarimet e Mickoskit, kërkojmë seancë urgjente me dyer të mbyllura
8 orë
Daçiqi erdhi në Maqedoni, darka në periferi të Kumanovës dhe çfarë është qëllimi i vizitës?
1 ditë
Janevska konfirmon raportin mbi shkeljet dhe parregullsitë në UT
3 orë
Minçev: Kreshnik Bekteshi ka mbështetur strategji ku thuhej se është tejkaluar nevoja për “Balancuesin”
1 ditë
Eftimov: Gjendja në burgje është serioze, nevojiten reforma urgjente

LEXO MË SHUMË

valle-ansambli-780x469-1

Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për 38 vende të reja të punës në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqipe

besar durmishi qeveri

Durmishi kryetari i ri i KES-it: Dialogu social është me rëndësi kyçe për Qeverinë

qeveria kovacevski4

Strategjia për heqjen e ‘balancuesit’ kaloi në korrik 2023, ja pëlqimet e ministrave të asaj periudhe (DOKUMENTE)

policia shkup naten mpb

Tragjedia në Sllatinë/ Gjendje e rëndë në familje, djali nën përkujdesje në Spitalin psikiatrik në Shkup

ziadin sela

Sela thirrje faktorit ndërkombëtar: Ndërhyni, që t’i ndaloni këto plane me pasoja për qytetarët e RMV-së

kasami

Vendimi i Kushtetueses, Kasami: Po punojmë që të kemi një ligj të veçantë për përfaqësimit adekuat të komuniteteve

Shkolla Vizbeg

Konstruksioni i dritares bie mbi punëtoren e higjienës! VMRO akuzon se shkolla e Vizbegut është ndërtuar pa standarde

Goran Mincev

Minçev: Kreshnik Bekteshi ka mbështetur strategji ku thuhej se është tejkaluar nevoja për “Balancuesin”

Bekim Sali

Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

INFO

NA NDIQ