Aktori Musa Isufi: Serbia po shkel lirinë e shprehjes dhe artin në Luginë

INA
INA

10 Qershor, 2023

Aktori kumanovar, Musa Isufi që është regjisor i filmave “Heshtja vret” dhe “I pabesi”, premierat e të cilëve u ndaluan mbrëmë nga policia serbe që të shfaqeshin në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

“Si regjisor i filmave “Heshtja Vret” dhe “I Pabesi” dhe si njeri besoj në lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut, jam kundër anulimit të mbajtjes së premerës së filmave fillimisht ne Presheve e pastaj edhe ne Bujanoc, Republika e Serbise, nga ana e policisë së shtetit të Serbisë. Kjo është një shkelje e qartë e lirisë së shprehjes dhe e të drejtave të njeriut. Ne mbështesim të drejtën e artistëve dhe kreativitetin për të shprehur veten e ton dhe vlerat tona kombëtare në mënyrën që ne zgjedhim. Filmat trajtojnë të kaluarën tone e cila është burim i rëndësishëm i frymëzimit dhe ideve, e kaluara na meson dhe na ndihmon të kuptojmë rrënjët dhe zhvillimin e kulturës, na lejon të gjejmë frymëzim në ide dhe koncepte që kanë mbijetuar ndër shekuj dhe vazhdojnë të jenë aktuale edhe sot si dhe për zgjidhjen e sfidave të ardhshme! Por disa persona me pamje të njeriut përbuzin atë që nuk arrijnë të kuptojnë.
Turp!!!”, është shprehur Isufi. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kompleksi-adem-jashari

“Turqit janë të gatshëm që të bëjnë film për Adem Jasharin”

pika zero

‘Pika zero e historisë’/ Zbulohen statuja të reja në vendet e lashta të Gobeklitepe dhe Karahantepe

universiteti tiranes

Sot nis viti i ri akademik/ 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore, ‘Mjekësia’ paralajmëron bojkot

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Në Ohër gjithnjë e më pak filloristë shqiptarë

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

INFO

NA NDIQ