Musk: do të bëj telefonin tim nëse më përjashtojnë nga Apple dhe Google Stores

Pronari i Twitter, Elon Musk ka mbështetur idenë e krijimit të një “telefon alternativ” në rast se Apple dhe Google heqin platformën e tij nga Apple Store dhe Play Store.

Ai iu përgjigj postimit të komentatorit konservator Liz Wheeler se ai duhet “të bëjë pajisjen e tij nëse ka një bllokim”.

“Sigurisht, por shpresoj që të mos arrihet deri këtu”. Nëse nuk ka zgjidhje tjetër, do të bëj një telefon alternativ”, ka shkruar Musk.

Musk së fundmi bëri disa ndryshime në Twitter. Rivendos profilin e ish-presidentit Donald Trump, krijoi një sondazh në të cilin përdoruesit u ftuan të komentonin mbi një amnisti masive të mundshme të llogarive të pezulluara (nëse nuk shkelnin ligjin ose nuk përfshiheshin në spamming).

Komenti i fundit i Musk vjen pasi Phil Schiller, përgjegjës për drejtimin e Apple Store, fshiu llogarinë e tij në Twitter, raporton New York Post.

Tani pyetja është nëse qëndrimi i fortë i Musk për lirinë e fjalës mund të çojë në shkelje të disa rregullave të Apple dhe Google Store.

Joel Roth, ish-kreu i departamentit të sigurisë në Twitter, beson se platforma sociale rrezikon të bllokohet nëse nuk zbaton rregullat.

“Kjo do ta bënte më të vështirë aksesin në shërbimet e Twitter për miliona përdorues të mundshëm,” tha ai.

Është e sigurt që Twitter-it do t’i hiqej një fitim i madh, ndaj nuk duhet të jetë befasues njoftimi për një “telefon alternativ” të mundshëm.

Në internet do të shihni se disa faqe shkruajnë për “telefonin e ri” të Musk, por për momentin nuk ka asgjë të tillë. Historia është e vitit 2020 kur dizajneri italian Antonio De Rosa prezantoi vizionin e tij që bashkon teknologjitë e Tesla dhe SpaceX.