Musk: Do të mbështes Ron DeSandis dhe jo Trump në zgjedhjet 2024

Elon Musk ka deklaruar hapur se do të mbështeste guvernatorin republikan të Floridës, Ron DeSandis, dhe jo Donald Trump, në rast se i pari kandidon për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 2024.

Zbulimi erdhi kur pronari i Twitter u pyet nëse do të mbështeste DeSandis, pasi tha se ende nuk e ka gjetur kandidatin ideal mes demokratëve.

“Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 është dikush që është i arsyeshëm. Shpresoja se ky do të ishte rasti për administratën Biden, por deri më tani kam qenë i zhgënjyer”, shkroi Musk.

Elon Musk tha gjithashtu se “Unë jam mirë që Trump nuk poston në Twitter” pasi llogaria e ish-presidentit amerikan në këtë platformë.

“E rëndësishme është që Twitter korrigjoi një gabim të madh duke i ndaluar llogarinë e tij, pavarësisht se nuk kishte shkelje të kushteve të shërbimit. Dalja e një presidenti nga platforma ka dëmtuar besimin e publikut në Twitter nga gjysma e Amerikës,” vuri në dukje Musk.

(BalkanWeb)