Elon Musk ka fyer kancelarin gjerman Olaf Scholz pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës në Gjermani.
Ai tha se Scholz është budalla
Në Gjermani, koalicioni qeverisës i kancelarit Olaf Scholz u shpërbë pas shkarkimit të ministrit të Financave dhe dorëheqjeve të tre ministrave të tjerë të mërkurën mbrëma nga radhët e partisë “Demokratët e Lirë”, një parti me orientim biznesi.
Pas këtij lajmi manjati Elon Musk ka ofenduar Olaf Scholz me anë të një postimi në platformën X.
“Ai është budalla”, shkruan Musk në gjuhën gjermane.
Musk është krahu i djathtë i Donald Trump dhe pritet të ketë post të rëndësishëm në Qeverinë e tij.