Musk: Inteligjenca artificiale do të krijojë një situatë ku nuk do të nevojitet puna, IA do të bëjë gjithçka

ina-online
ina-online

05/11/2023

Miliarderi dhe drejtori ekzekutivi i Tesla dhe SpaceX, e X (i njohur më parë si Twitter), pronar i startup-it të sapoformuar të inteligjencës artificiale xAI, tha të enjten se inteligjenca artificiale (AI) ka potencialin të bëhet “forca më e madhe përçarëse në histori”, transmeton Telegrafi.

“Do të kemi diçka që është më e zgjuar se njeriu më i zgjuar”, tha Musk në një ngjarje në Lancaster House, rezidenca zyrtare e qeverisë britanike.

“Është e vështirë të thuhet saktësisht se kur do të jetë kjo, por ne do të arrijmë në një pikë ku nuk do të nevojitet punë”, vazhdoi Musk, duke folur së bashku me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

“Mund të kesh një punë nëse dëshiron ta kesh për kënaqësi personale. Por AI mund të bëjë gjithçka. Nuk e di nëse njerëzit janë të kënaqur apo të pakënaqur me këtë,” tha Musk me një dozë shakaje.

“Do të jetë si një shpirt magjik, i cili të plotëson çdo dëshirë dhe nuk ka kufi. Nuk do të ketë kufi për tre dëshira dhe marrëzi të ngjashme, që janë edhe të mira edhe të këqija. Një nga sfidat në të ardhmen do të jetë se si të gjesh kuptimin e jetës”, shtoi Musk.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

banka sportel

Banka Europiane thotë se inteligjenca artificiale mund të reduktojë pagat jo vendet e punës

Alex Jones

Teoricieni i konspiracionit, Alex Jones kthehet në X pas sondazhit të Elon Musk

Inteligjenca artificiale AI

Bota në garë për të rregulluar inteligjencën artificiale

wikipedia

Krijuesi i Wikipeadia: ChatGPT është vegël e tmerrshme e inteligjencës artificiale

gmail

Si t’i ktheni të dhënat e humbura nga Google Drive

openAI

A është Gemini i Google “më i zgjuar” se ChatGPT i OpenAl?

mira murati

Çfarë lloj marrëveshjeje për inteligjencën artificiale arriti BE-ja

Internet-Safe-Day

6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

apple-iphone-15-pro-3

iPhone 19 me një risi që telefonat Android e kanë pasur prej vitesh

INFO

NA NDIQ