Musk u thotë ‘lamtumirë zogjve’, vendos ta ndryshojë logon e Twitter’it

INA
INA

24/07/2023

Zogu i kaltër i logos së Twitter-it, pranë një portreti të pronarit të rrjetit social, Elon Musk.

Pronari i rrjetit social Twitter, Elon Musk, ka thënë të dielën se po mendon ta ndryshojë logon e platformës, duke shkruar: “Së shpejti do t’i themi lamtumirë markës Twitter dhe, gradualisht, të gjithë zogjve”.

Në një postim në Twitter, në orët e para të së dielës, miliarderi ka shtuar: “Nëse një logo mjaftueshëm e mirë me X publikohet sonte, do ta përdorim në mbarë botën që nesër”.

Musk ka publikuar një pamje të një iksi duke ndriçuar, dhe më pas në një audiobisedë në Twitter Spaces është përgjigjur me “po”, kur është pyetur nëse logoja e Twitter-it do të ndryshojë.

“Kjo është dashur të ndodhë shumë kohë më parë”, është shprehur ai, raporton Reuters.

Nën udhëheqjen e trazuar të Muskut, që kur e bleu Twitter-in në tetorin e vitit të kaluar, kompania e ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, duke pasqyruar vizionin e miliarderit për të krijuar një “super aplikacion”, sikurse WeChat i Kinës.

Uebsajti i Twitter-it thotë se logoja e rrjetit, që paraqet një zog të kaltër, “është pasuria jonë më e njohur”.

“Prandaj e mbrojmë aq fort”, thuhet më tej aty.

Zogu është zëvendësuar përkohësisht në prill nga qeni Shiba Inu i kriptovalutës Dogecoin, duke nxitur rritjen e vlerës së saj në treg.

Kompania është përballur me kritika të gjera nga përdoruesit dhe nga profesionistët e marketingut, kur Musk njoftoi në fillim të këtij muaji se Twitter do të kufizonte se sa “cicërima” në ditë do të mund t’i lexonin përdoruesit.

Kufizimet ndihmuan në rritjen e rrjetit rival, Threads, në pronësi të Meta Platforms, i cili regjistroi 100 milionë përdorues brenda pesë ditëve pas lëshimit për përdorim të gjerë.

Telashi më i fundit i Twitter-it ishte një padi e paraqitur të martën, që pretendon se kompania u ka borxh të paktën 500 milionë dollarë ish-punonjësve të saj, pas largimit të tyre nga puna.

Që kur Musk e bleu Twitter-in, kompania ka larguar nga puna pothuajse gjysmën e punonjësve të saj, për të reduktuar kostot.1

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Internet-Safe-Day

6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

apple-iphone-15-pro-3

iPhone 19 me një risi që telefonat Android e kanë pasur prej vitesh

messenger

Meta do të lansojë veçorinë ‘end-to-end encryption’ për bisedat në Messenger

wikipedia

Këto ishin temat më të kërkuara në Wikipedia këtë vit

whatsapp-main-600x360

WhatsApp së shpejti do të mundësojë ndarjen e imazheve dhe videove me kualitet origjinal

meta-logo-1

Meta anulon mundësinë për të biseduar me miqtë nga Facebook në Instagram

Bitcoin

Bitcoin vendos rekord të ri vjetor duke kapërcyer vlerën e 43 mijë dollarëve

Bitcoin

Bitcoin kap vlerën e 41 mijë dollarëve. Pse po rritet pikërisht tani?

iphone- telefon mobil

Shumica nuk i dinë këto gjëra për iPhone

INFO

NA NDIQ