Musliu: Është e konfirmuar se janë dy grupe në Rashkë që po stërvitën për destabilizim në veri

Picture of designer@fetishimedia.ch

05/04/2023

Deputetja Ganimete Musliu, pas përfundimit të Komisionit ku raportoi drejtori i AKI-së, para mediave tha se tashmë është e konfirmuar se janë dy grupe në Rashkë që po stërvitën për destabilizim në Kosovë.

“E ashtuquajtura Organizatë e Mbrojtjes Civile atje në bashkëpunim edhe me Listën Serbe në vazhdim kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen ose duke kryer kurse të trajnimit në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë”, tha Musliu.

Ajo tha se në veri derisa po vazhdon djegia e veturave, shteti duhet të përgatitet për provokim të situatës.

“Atje vazhdon djegia e veturave të qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë dëshirë t’i regjistrojnë veturat e tyre me targa RKS. Po ashtu, linçimi dhe presoni është rritur ndaj qytetarëve serbë të cilët nuk i binden Listës Serbe. Prandaj, si shtet dhe institucione duhet të jemi vigjilentë dhe duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës atje që mos të na zë në befasi. AKI-ja po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahjen e Komisionit për çdo iniciativë që merr qoftë në veri, qoftë në gjithë Kosovën. Unë këtu flas zyrtarisht dhe si institucion. Tash është e konfirmuar që dy grupe janë duke u stërvitur në Rashkë për aksione të ndryshme eventuale që mund të merren me veriun e Kosovës. Pra, ka stërvitje gjuajte me armë, stërvitje për taktizim”.

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË