Musliu kritikoi PDK-në, i kundërpërgjigjet Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur deputetes së kësaj partie, Ganimete Musliu, e cila e ka kritikuar PDK-në lidhur me mbajtjen e Konventës Programe.

Musliu tha se ‘nuk dëshiron që të marrë pjesë në një Konventë e cila nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme kundër padrejtësive që po u bëhen ish-liderëve dhe ish-themeluesve, krenarisë së PDK-së dhe të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit’.

Por, Çitaku tha se ka punuar me Thaçin para se PDK-ja të bëhet parti, dhe për këtë thotë se e ka parë nga afër përpjekjen e tij për të reformuar PDK’në.

“PDK ka me u hapë. Me u reformu, jo me u tjetërsu. Gratë e vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së do ta kenë mbështetjen dhe hapsirën që e meritojnë. Nuk ka rrugë tjetër.