U përmend dje nga Aleksandar Vuçiqi, reagon gazetari Fahri Musliu

Picture of INA
INA

31/10/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i ftuar të dielën në TV Prva, ku iu përgjigj kritikave të shumta mediatike, por edhe akuzave të kundërshtarëve të tij opozitarë.

Vuçiq tha se nuk është mirë që liderët e partive opozitare shahen pa shije në postera, siç është rasti me Pavlo Grbovic, kryetarin e Lëvizjes Qytetarët e Lirë.“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më ka lindur kështu. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahri Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiq, e jo Fahri Musliu”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, transmeton Slobodna Bosna.

Fahri Musliu është gazetari shqiptar i cili sipas Slobodna Bosna kishte punuar në të njëjtin vend me nënën e presidentit serb, Angelina Vuçiq.

Musliu i thaDanasit se nuk dëshiron të komentojë faktin që Vuçiq e ka përmendur, pasi siç thekson ai nuk merret me shpifje, kushdo qofshin ato”.

“Lërini serbët dhe shqiptarët të argëtohen me budallallëqe, pasi e kanë në gjak të merren me shpifje dhe jetë të tjerëve”, ka thënë Musliu për Danas.

Siç shton ai, “është e trishtueshme kur politikanët dhe gazetarët merren me trillime dhe shpifje për hir të ndonjë interesi dhe pafuqie personale, të pistë, pa menduar se po u shkaktojnë fyerje dhe dhimbje mendore personave të tjerë të përmendur”, thekson Musliu.

Dikur, pas raportimeve në media se ai ishte babai biologjik i Aleksandar Vuçiqit, Fahri Musliu e mohoi këtë.

“Nuk e njoh Aleksandar Vuçiqin. Nëna e tij ishte një kolege e imja, por nuk kishim asgjë më shumë se fakti që punonim bashkë dhe ishim kolegë. Deklaratat e tilla janë vetëm spekulime”, ka thënë më herët Musliu, përcjell Slobodna Bosna.

TË FUNDIT
1 ditë
Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri
1 ditë
Opozita serbe – qeverisë së Vuçiqit: Vendosni sanksione kundër Rusisë, njihni Kosovën shtet
2 ditë
Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof
3 ditë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
3 ditë
Rrëmbehet një fëmijë i mitur nga Presheva, dyshohet një shtetas i Kosovës

ME TE LEXUARA

1 ditë
Opozita serbe – qeverisë së Vuçiqit: Vendosni sanksione kundër Rusisë, njihni Kosovën shtet
1 ditë
Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

LEXO MË SHUMË

Kuvendi Parlamenti i Malit te zi

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

qeveria-serbe-vucic

Opozita serbe – qeverisë së Vuçiqit: Vendosni sanksione kundër Rusisë, njihni Kosovën shtet

Aleksander “Sasha” Kasanof

Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof

Tabanoc kufi

LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona

presheva

Rrëmbehet një fëmijë i mitur nga Presheva, dyshohet një shtetas i Kosovës

paraburgim-1

Greqi: Shqiptarët e burgosur futen në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave

Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur

faton hajrizi

Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

ardita sinani ragmi mustafa

Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

INFO

NA NDIQ