Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

INA
INA

02/10/2023

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti ka përfunduar raportimin në Komisionin që mbikëqyrë këtë agjenci.

Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu para mediave konfirmoi se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës.

“Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e njohur e Izvorit, po ndërtohet një bazë ushtarake. Pra, kjo po ndërtohet në afërsi me kufirin me Kosovën. Pamjet me dronë kanë konfirmuar këtë. Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”, deklaroi ajo.

Tutje, Musliu tha se tashmë duhet të jenë të gjithë së bashku, pozita dhe opozita pasi që në pyetje është siguria vendit.

Ndryshe, janë bërë një javë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos zyrtari tjetër policor Alban Rashiti.

Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionet e saja ku ka konfiskuar arsenal armësh në zonën ku ndodhi sulmi, duke përfshirë këtu: granatahedhës, antiplumb, karikator me fishekë, kapela ushtarake, dorëza, pushkë gjuetie, snjaper, radiolidhje etj.

Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiqit – të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës.

Të gjitha këto sipas Policisë së Kosovës i takonin grupit të armatosur terroristë i cili përbëhej nga më shumë se 30 veta, të cilët pas sulmit u fshehën në Manastirin e Banjskës.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist ndaj policisë e ka marrë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Sulmin ndaj policisë e kanë dënuar fuqishëm ndërkombëtarët, ndërsa autoritetet kosovare kanë arrestuar dy sulmues, të cilët gjenden në paraburgim.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Behgjet Pacolli konfirmon vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, ja si reagon (FOTO)

flamur gashi

Flamur GASHI, do të jetë Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë!

collage-10-600x360

Geci e mohon se është konvertuar në katolik, flasin nga Famullia: Dje është konvertuar në kishën e Llapushnikut

blinken

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan – Ky është paralajmërimi për Serbinë!

collage-10-600x360

“Kjo është hajgare, unë nuk jam fetar hiç”- Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë

collage-10-600x360

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ndërron emrin dhe fenë

Ana Baerbock

“Paqja në Ballkan varet nga një fije”- Gjermania shton trupat në Kosovë

Euro metali

Prodhonin dhe qarkullonin para false, arrestohen 6 persona në Prishtinë

Adem Jashari

Letra e fundit e Adem Jasharit (VIDEO)

INFO

NA NDIQ