Mustaf Veseli sot është emëruar koordinator nacional për bashkëpunim rajonal dhe integrime evropiane.
Veseli është nga Likova, por një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Zvicër.
Veseli ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Lozanës, ku edhe është shquar për aktivitetet e tij si afaristë dhe pjesë e shoqërisë civile.
Tani ka vendosur që të kthehet dhe të jap kontributin e tij në Maqedoninë e Veriut.
Me kthimin e tij është angazhuar politikisht dhe profesionalisht tek Lëvizja Demokratike që drejtohet nga Izet Mexhiti. (INA)