Mustafa reagon pasi që Kurti e shkarkoi Hotin: E shkarkoi para mesnate, por nuk i heqi ministrat

0

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se tani i mbetet kryeministrit në detyrë Albin Kurti të vendosë nëse do të punojë edhe më gjatë me ministrat e LDK-së.

Ai tha se mbetet të shihet nëse do t’i lë të punojnë apo do t’i shkarkojë ashtu siç bëri mbrëmë me zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin, njofton Klan Kosova. Mëgjithatë, Mustafa tha se ai vetë nuk do t’i tërheqë njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e tij.

Statusi i plotë: Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!