Mustafa zbulon çka pret nga takimi i ri Kurti-Vuçiq

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29/04/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të takohen me datën 2 Maj në Bruksel.

Nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se pjesë e agjendës së takimit do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit si dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se takimi po mbahet në një kohë jo të përshtatshme.

Mustafa tha se pas zgjedhjeve në veri të vendit, hapjes së urës së Ibrit, replikave Daçiq-Gërvalla në Këshillin e Sigurimit, atmosfera nuk është e volitshme për dialog.

“Takimi, në dukje të parë, mbahet në një kohë të “acaruar”. Pas zgjedhjeve në veri të vendit, vendimit të Komunës së Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës mbi Ibër dhe rragjave Gërvalla-Daçiq në KS. Nëse të gjitha këto nuk janë lojë e të dy palëve, Kurtit dhe Vuçiqit, për konsum të brendshëm, atëherë atmosfera nuk është aq e volitshme për dialog”, tha Mustafa.

Mustafa foli edhe për dy temat që pritet të diskutohen në takim.

Ai tha se çështja e të pagjeturve duhet të përmbyllet sa më shpejt ndërsa hartimi i statutit të Asociacionit jashtë syve dhe strukturave të Qeverisë së Kosovës, është absurde.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

INFO

NA NDIQ