Myftiu Veliu nga Beogradi: Nuk është e vërtetë, se kam thënë nuk e njoh Kosovën si shtet

ina-online
ina-online

04/01/2024

Myftiu Mehmedali Veliu në Beograd në një deklaratë për portalin Jetapress flet për një deklaratë të tij rreth Kosovës, ku sipas mediave serbe ai kishte thënë se nuk njeh Kosovën si shtet.

Jetapress: Ku qëndron problemi i reagimeve pas zhvillimit të bisedës me një gazetar beogradas për Kosovën?

Mehmedali Veliu: Gjatë zhvillimit të bisedës rreth pavarësisë së Kosovës, gazetarët shpesh të prirur nga provokimet me tendencë, mundohen t’i shtrembërojnë fjalët dhe mendimet. Nuk është e vërtetë, se unë nuk kam theksuar se nuk e pranoj Kosovën si shtet, por jam shprehur se nuk varet nga dëshira: a e pranojmë, apo jo? Gazetari e ka shtrembëruar e konstatimin tim, duke e ndryshuar komplet kuptimin, dhe ku jam shprehur se ( nuk mvaret nga dëshira jone a e pranojme apo nuk e pranojm), ai e ka pre, kinse unë kam thënë se nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovës.

Jetapress: A keni edhe ndonjë vërejtje tjetër rreth devijimit të intervistës?

Mehmedali Veliu: Po, gjithashtu edhe te çështja e plakut kur thotë se ne në atë kohë kemi pasur siguri të kalonim nëpër fshatrat shqiptare dhe anasjelltas, pa kurrfarë problemi, duke u mbështetur te besimi midis njëri-tjetrin. Në Kosovë, intervista është keqkuptuar dhe hiperbolizuar, ndërsa gazetari serb pa fije turpi, pa kurrfarë etike gazetareske dhe profesionalizmi e ka devijuar rrjedhën e bisedës, duke e keqpërdor misionin e informimit, njërës nga sferat më të ndjeshme të shoqërisë sonë.  Unë e di se edhe në Serbi dhe Kosovë ka gazetarë, të cilët mezi presin me bë lajme tendencioze kundër Bashkësisë Islame  dhe fesë, po kjo për mua është një gabim shumë i madhe, sepse ne të gjithë po mundohemi me qetësuar dhe stabilizuar situatën në rajon.

Myftiu Mehmedali Veliu,  ka lindur në Beograd. Shkollën fillore e ka kryer në Beograd, si dhe Medresenë  e Mesme në Sarajevë dhe  në Prishtinë. Ai, punon i angazhuar në Bashkësinë Islame në Serbi,  nga viti 1995. Fakultetin dhe Magjistraturën i ka të kryera në Novi Pazar. Nga viti  2005 emërohet Myfti për Serbinë Perëndimore  e njohur si rajoni MaçvanskoPodrinski Myftilluk.

Gjithashtu në vitin 2010 e ka hapur  një Mesxhid në qytetin e Beogradit, në Komunën  Vozdovac, ku edhe e kryen punën e Hatibit, ligjëruesit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-greke

E rëndë në Greqi, klienti godet me thikë kuzhinierin shqiptar

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

Presheva lugine

Kërkohet hapja e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, dorëzohet shkresa në Universitetin e Beogradit

tabela-open-balkan-ballkani-hapur

Tregu i vetëm i punës në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Serbi

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

vucic dodik

“Bota serbe” përmes Parlamentit të Malit të Zi

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

INFO

NA NDIQ