Mynxyra e shtyllave të Demhasaj dhe pasimi perfekt kundër Cyrihut

0

Sulmuesi i FCL, Shkelqim Demhasaj (22), ka prekur katër herë shtyllën – dhe kur shënon gol, ai llogaritet si i padrejtë si ajo kundër Cyrihut, shkruan “LZ”.

Shkelqim Demhasaj festoi si gjithë të tjerët fitoren e së dielës kundër Cyrihut (2:1), që erdhi pas shënimit të golit në minutat shtesë nga Simon Grether. Por goli erdhi falë pasimit perfekt të Demhasajt, i cili u fut në lojë gjatë pjesës së dytë.

Gjatë kësaj sezone Demhasaj ka shënuar pesë gola dhe dy asistime. Goli i fundit për të është 25 nëntori 2017. Gjatë sezonës së parë në superligën zvicerane, ai kishte mynxyrën të prekte vetëm shtyllën. “Gjuajtja e radhës shkon nga shtylla në rrjetë,” mendon pozitivisht shqiptaro-zvicerani, i cili shkurt thërritet Mimi.

Për të mos mbaruar me mynxyrën e shtyllave, Demhasajt nuk ju llogarit goli kundër Cyrihit, pasi për gjyqtarin Fedayi San dhe asistentin Alain Heiniger pozita e tij ishte jashtë loje.

“Unë e dija si isha i pozicionuar korrekt, por kisha ndjeshmëri se Cyrihu ishte i lodhur dhe ne mund të fitonim lojën,” vijon 22 vjeçari.

Testi i radhës i Demhasaj dhe klubit të tij është të shtunën (19.00) përballë 31 mijë fansave kundër shampionëve të YB. /Albinfo.ch/