Myrto Uzuni në SHBA tek Ostin, amerikanët paguajnë dëmshpërblimin

Picture of INA
INA

17/01/2025

Myrto Uzuni do të vazhdojë karrierën te Ostin në Amerikë. Kjo pasi klubi amerikan ka rënë dakord për të paguar 12 milionë euro, që përkon dhe me klauzolën e prishjes së kontratës te Granada.

“Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumentave. Tashmë mbeten detaje si teste mjekësore, teksa Uzuni do e ketë eksperiencën e parë në Amerikë. Këto ditë kanë qenë mjaft intensive për sulmuesin 29-vjeçar. Uzuni nuk po stërvitej me skuadrën, teksa ishte pikërisht Ostin që i kishte mbushur mendjen për transferimin.

Granada nuk hoqi dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptar. Vet drejtori i përgjithshëm i klubit spanjoll, Alfredo Garsia Amado, tregoi se më parë kishin refuzuar 9 milionë dollarë.

Për të përforcuar se nuk ta lejonin Uzunin, ai tha se ky operacion në merkato përfundon me sukses nëse paguhet klauzola e plotë e lirimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gdhendur emrin e tij te Granada ku u afrua 3 vite më parë, pikërisht në janarin e vitit 2022.

Uzuni largohet si golashënuesi i huaj, që ka shënuar më tepër në historinë e Granadës.

TË FUNDIT

“Po e shpallin fituese opozitën, por po harrojnë që Kurti i ka nja 4 opsione me e ba qeverinë”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Në seancë kuvendore do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA

Sot jepet masa e sigurisë, Veliaj niset drejt Gjykatës së Posaçme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Guardiola për Real Madridin: Ata ishin më të mirë me topin, ne ishim pak në ankth

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË