Na dhunojnë nëpër kufijtë sepse e kemi tejkaluar kufirin e pandjeshmërisë ndaj fatit kolektiv

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Shkurt, 2023

Është e frikshme, është poshtëruese për gjithë ne shqiptarët, videoja ku shihet dhuna që policia e Malit të Zi ushtron mbi profesor Petraq Milon.

Ajo video shpalos shumëçka për ata që marrin vesh. Si për shembull atë se Mali i Zi mund ta ketë edhe kryeministrin edhe presidentin shqiptar, por antishqiptaria të mbetet ‘institucionale’ dhe e pa rrezikuar nga askush.

Po, ajo video shpërfaq edhe të vërtetën se sa më i madh është përkushtimi i Kryeministrit të Shqipërisë për projektet serbo-ruse, si ai për ‘Ballkanin e Hapur’, aq më shumë forcohet bindja antishqiptare se ne nuk kemi ku të ankohemi kur na dhunojnë policët antishqiptar, se jemi si popull pa atdhe, se neve nuk ka kush na mbron, se ne kemi burrështetas që i jargaviten Beogradit dhe e përbuzin popullin e vet.

Videoja që duhet to na bëjë të turpërohemi të gjithëve, dëshmon sa të pambrojtur jemi kur i kalojmë kufijtë shqiptaro-shqiptarë, kufij të kontrolluar nga policët joshqiptarë, policë që i irriton ekzistenca jon fizike.

Dhe neve na dhunojnë në kufijtë shqiptaro-shqiptar sepse e kemi tejkaluar kufirin e pandjeshmërisë ndaj fatit tonë kolektiv, fat të cilin e kemi lënë në duart e atyre që janë e mira e fqinjëve tanë dhe fatkeqësia jonë. (Kim Mehmeti)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

rusia

Plas lufta civile në Rusi? Meçollari: Ushtria ruse dhe Wagner nuk e duan njëra-tjetrën, ka nisur rebelimi

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

INFO

NA NDIQ