Nadal i revoltuar: Mjaft më, “Austalian Open” është më i rëndësishëm se Gjokoviq

Situata e ndodhur me tenistin e njohur serb Novak Gjokoviq ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Refuzimi i vizës për herë të dytë nga qeveria australiane, ka nervozuar tenistin spanjoll Rafael Nadal.

Për “BBCSport’ Nadal është shprehur shumë i revoltuar me situatën e ndodhur teksa ka theksuar se turneu “Austalian Open” është më i madh se çëshja e Gjokoviq.

“Sinqerisht, jam i lodhur nga kjo situatë. ‘Australian Open’ është shumë më i rëndësishëm se çdo tenist. Nëse ai luan përfundimisht, në rregull. Nëse ai nuk luan, ‘Australian Open’ do të jetë një ‘Australian Open’ i mrekullueshëm, me ose pa të. Ky është këndvështrimi im”, është shprehur tenisti spanjoll Nadal.

Sonte në mbrëmje do të diskutohet përpara tre gjyqtarëve ankimimi për heqjen e vizës së numrit një në botë të tenisit.

/f.a/abcnews.al