Rriten sërish çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut – nafta arrin në 72 denarë për litër
Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të shtrenjtohen përsëri pas mesnate. Pas rritjes së djeshme prej 2,5 denarësh, sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar një tjetër rritje prej 2 denarësh për litër për naftën.
Sipas vendimit të KRRE-së, çmimet e reja që hyjnë në fuqi pas mesnate janë si më poshtë:
Nafta: 72,0 den/l
Vaji ekstra i lehtë: 70,0 den/l
Benzina BS-95: 76,0 den/l
Benzina BS-98: 78,0 den/l
Gazi: 42,0 den/l
Metani: 61,0 den/l