“Nafta u rrit me 11% në ditën e parë”, eksperti i ekonomisë: Ja pse lufta nisi të premten dhe roli i Kinës në sulmet Iran-Izrael

Picture of INA
INA

20/06/2025

“Lufta nisi, a jemi gati”, është tema e kësaj të enjte në Quo Vadis në Vizion Plus, referuar tensioneve të ashpra në Lindjen e Mesme.

I ftuari, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa tha se në ditën e parë të luftës Izrael-Iran, nafta u rrit me një për qindje 9-11.

Ai tha se Lindja e Mesme është një nga zonat më të ndjeshme të furnizimit me naftë në botë dhe kjo do të sjellë efektet e veta në ekonominë globale.

Sipas Sefës, Rusia dhe Kina janë një kombinim i rrezikshëm, duke treguar edhe rolin e kësaj të fundit në luftë. Eksperti nënvizoi se Kina po ndihmon me karburantin e raketave që do të përdoren.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si ka ndikuar në ekonominë botërore kjo luftë për 1 javë?

Sefa: Duke qenë se po flasim për zonat ku rrjedh një e treta e naftës në botë, çmimi i naftës që ditën e parë u rrit me 9–11%. Nuk është çudi që lufta nisi të premten, ndërsa të shtunën dhe të dielën bursat janë pushim. Çdo gjë është e programuar. Një çmim i lartë i naftës do të kishte ndikim në Amerikë, por edhe në Evropë. Patëm gjithashtu një rritje të metaleve të çmuara. Çështja është tek ngushtica që lidh Detin Arabik me Gjirin Persik dhe që del në Oqeanin Indian. Aty rrjedh nga 25–35% e naftës botërore. Është një ngushticë. Mendoni sa e lehtë për t’u bllokuar është në rast se kemi një luftë. Ka edhe panik nga ana e investitorëve.

Borakaj: Kanë filluar ta ndjejnë panikun?

Sefa: Akoma jo, sepse fakti që SHBA nuk ka lëvizur asete për të bllokuar këtë ngushticë, madje as Izraeli, sjell një lloj sigurie. Mos harrojmë që edhe luftanijet po lëvizin drejt Gjirit, me synimin për ta siguruar atë, ose nuk e dimë, por gjithsesi kjo sjell një ndjesi sigurie. Por nëse kemi një konflikt real në këtë zonë, atëherë do të përballemi me një efekt domino të jashtëzakonshëm. Kujdes “dragoin”. Dragoi është Kina. Tani është rritur dhe është “pjekur” mirë. Ka zjarr me shumicë. Vetëm pak ditë më parë, dërgoi tre furnizime të plota me karburant për raketa. Sepse raketat balistike kanë një lloj karburanti të veçantë. Në publik ka dalë se 700–800 raketa mund të furnizohen me atë sasi karburanti. Edhe pse nuk po bëhet zhurmë, Kina ka një interes të madh për një çmim të ulët të naftës, është vendi i parë që dëmtohet në rast të rritjes së çmimit. Koordinimi Rusi–Kinë është një kombinim i frikshëm.

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË