Naim Latifi, këngëtari kumanovar që la gjurmë të pashlyera

0

– Naim Latifi, lindi në qytetin e Kumanovës më 06/06/1952, nga një familje arsimdashëse e patriotësh. Qysh si fëmijë u shqua për talentin e tij në muzikë, të cilin padyshim e trashëgoi nga babai i tij, Ramiz Latifi, i cili krahas detyrës që e ushtronte me përkushtim të madh si mësues, shquhej edhe për zërin dhe interpretimin e bukur të këngës popullore, kryesisht në tubime dhe ahengje të ndryshme familjare e më gjërë.

– Naim Latifi kreu shkollën e mesme të muzikës në Prizren, kurse shkollën e lartë të muzikës në Prishtinë, ku dhe u bë pjesë e korit të Radio Televizionit të Prishtinës i quajtur ,,Collegium Cantorum”. Përveç që shquhej si interpretues i nivelit të lartë të këngëve burimore shqipe, ai poashtu njihet si autorë i mbi 200 këngëve kushtuar atdheut, heronjve, dashurisë dhe shumë këngë për fëmijë.

– Nuk mungonin edhe çmimet me të cilat shpërblehej kudo që zëri i tij kumbonte, veçojmë këtu vendin e parë në festivalin ,,Akordet e Kosovës”, dhe ,,Këngë Jeho” në Strugë. Në rinin e tij ushtroi profesionin e mësimdhënësit në qytetin e Kumanovës, deri sa UDB-ja famëkeqe e largoi nga puna me preteksin se Naim Latifi kurrë nuk e ndali këngën patriotike edhe pse ishte e ndaluar rreptësisht në atë kohë, gjë për të cilën edhe e burgos.

– Pas daljes nga burgu për një kohë të gjatë i privohet e drejta për punë, por, falë ndihmës së shumë shokëve patriot, ai punësohet sërish si mësimdhënës në qytetin e Gjilanit e që mëpastaj të kthehet prap në vendlindje, për të vazhduar misionin arsimor në shkollën fillore ,,Kongresi i Manastirit” në fshatin Llopat dhe ,,7 Marsi” në fshatin Opajë. Ai këtë detyrë e ushtroi deri në ditet e fundit të jetës së tij, pra më 21/11/2004.

– Naim Latifi do të mbahet mend edhe për reformat që bëri në sektorin orkestral në kuptim të interpretimit në dasma dhe ahengje familjare në krahinen e Karadakut, ku me iniciativën e tij, angazhoi, stimuloi, inicoi rininë kumanovare, muzikantë të shumtë, me të cilët e kultivonte muzikën popullore dhe tradicionale në çdo eveniment, pasiqë botërisht dihet që deri në atë kohë kishte raste të rralla ku muzikantët ishin shqiptar, kryesisht orkestrina përbëhej nga instrumentist të komunitetit rom.

– Ndër këngët më të njohura të tij shquhen; ”Këngë për Arif Seferin”, ”Këngë për Agim Ramadanin”, ”Shqipja dhe flamuri”, ”Këngë për Sadik Llojanin” , ”Këngë për Halil Runicën”, ”Nëna e ushtarit”, ”Vranina” si dhe kënga që ia kushtoi dashurisë ”Mirinda” etj. Sot familja e tij gëzon autoritet të lartë dhe shumë respekt në qytet dhe më gjërë, shumë nga ata trashëgojnë dhe kultivojnë vazhdimisht muzikën burimore dhe arsimimin në përgjithësi.

Për më shumë ndiqni linqet:





Burimi:Colibris- Center for Development Education and Culture