Nait Hasani merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Tiranë

0

Ish-deputeti i shumë legjislaturave të Kosovës, Nait Hasani ka marr zyrtarisht detyren e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri. Hasani në një postim ne rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur që fotografinë e parë si ambasador e ka bërë pranë bustit të bashkëluftëtarit të tij Adem Jasharit, shkruan epoka e re. Postimi i plotë i Hasanit: Dita e parë sot në Tiranë si Ambasador i Kosovës në Shqipëri, pranë shtatores së Adem Jasharit!