Namazi i Fitër Bajramit do të falet sipas dy orareve në Bujanoc dhe Preshevë

0

Festa e Fitër Bajramit për shkak të masave kundër pandemisë këtë vit do të shënohet pak më ndryshe sipas traditave të zakonshme myslimane edhe në Luginë të Preshevës.

Këshillat e Bashkësisë Islame në Bujanoc dhe Preshevë kanë dal me qëndrime të ndryshme se kur duhet të falet namazi i Fitër Bajramit ndërsa rregullat tjera janë të ngjashme, shkruan Titulli.com.

Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 7 të mëngjesit nëpër xhamia gjithsesi duke respektuar masat e sigurisë të dezinfektimit dhe mbajtjes së distancës gjatë namazit.

Ndërsa në Preshevë Këshillat e Bashkësisë islame kanë marrë vendim që Namazi i Fitër Bajramit të falet rreh orës 5:45 të mëngjesit.

Sipas të njëjtave vendimeve lutet xhemati që të i shmanget qëndrimit sa ma të gjatë të në xhami, në kohën mes namazit të sabahut dhe namazit të Bajramit dhe se nuk do të ketë ligjërata e as programe të Bajramit, raporton Titulli.com.

Institucionet e Bashkësisë Islame në bashkëpunim më institucionet qeveritare në Serbi morën vendim që më 8 maj të hapen xhamitë për kryerjen e ritualeve fetare në, para së gjithash faljen e pesë namazeve ditore , namazit të xhumasë dhe tetë rekateve të namazit të teravihëve, duke respektuar të gjitha masat e marra nga organet kompetente.

Xhamitë në vendin tonë sikur edhe gjitha vendet e botës ishin mbyllur për falje të ritualeve fetare pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi për shkak të përhapjes së pandemisë me koronavirus COVID-19 në gjithë botën./Titulli.com