Nano: Rama, Thaçi dhe Vuçiç mund të jenë idiotë, nëse janë takuar për të shkëmbyer territore

Gazetari Mustafa Nano, të mërkurën, deklaroi se nëse kryeministri Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç janë takuar për të biseduar për ndarjen e Kosovës, atëherë ata janë të tre idiotë.

Nano u shpreh në emisionin “Opinion”, se nuk ekziston asnjë zë serioz që diskuton ndarjen apo shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë.

Nuk ka asnjë zë serioz në diplomacinë botërore që të hedhë idenë e shkëmbimit të territoreve. Në këto rrethana, takimi i tre liderëve të fshatit ballkanik, që vendosin për hesapet e tyre, është një idiotizëm”,-deklaroi ai.