Napoli bën detyrën e merr kreun, Djimsiti e Memushaj “saldohen” në fund

Ashtu siç pritej, Napoli ka kaluar me lehtësi Beneventon, me napoletanët që kanë fituar pastër 2 me 0.

Në “Ciro Vigorito” të kaltërit kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Dries Mertens. Pasi mori një top të bukur në zonë, belgu shmangu 2 mbrojtës kundërshtarë dhe me një goditje të bukur me parabël mposhti portierin vendas duke zhbllokuar kwshtu takimin (20′)

Edhe fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për miqtë. I shërbyer në shtyllën e dytë nga Jose Cajehon, sllovaku Marek Hamsik e kishte të lehtë të shtynte drejt rrjetës sferën (47′) , duke sigluar dhe rezultatin e takimit në  2 me 0.

Me këtë fitore Napoli vazhdon të kryesoj, në kuotën e 60 pikëve, ndërsa Benevento duket se po përgatit valixhet për në Seria B.