Raportet në Itali dhe Francë theksojnë se Napoli është në kontakt me agjentin e anësorit kosovar, Edon Zhegrova, për mundësinë e një transferimi në “Stadio Maradona”, si zëvendësues i Khvicha Kvaratskhelia, ndërkohë që diskutimet për Alejandro Garnacho të Manchester United vazhdojnë.
Sipas ekspertit të transferimeve të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, si dhe “Le Parisien” dhe “CalcioNapoli.it”, Partenopei janë në kontakt me përfaqësuesit e Zhegrovës, por Lille aktualisht nuk dëshiron ta lejojë 25-vjeçarin të largohet në janar.